1 qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe si e tillë është shënuar edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka paraqitur vetëm dy ditë pas një realitet të hidhur ku shihen fëmijë romë pranë kontinierëve duke lexuar libra të hudhura në mbeturina.
“ Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.” – ka shkruar Haxhiu. P
Postimi i plotë:
1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë.
Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.
E drejta për arsimim është e garantuar me :
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS,
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara















