Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit
ka konstatuar se ka pasur konflikt interesi në rastin kur Ismet Morina është përfshirë në Këshillin e Etikës në Universitetin e Prishtinës në rastin ndaj profesorit Enver Hasani.
Kjo pasi që subjekt i shqyrtimit ka qenë edhe një deklaratë që profesori Enver Hasani ka bërë një paraqitje televizive për Ismet Morinën dhe se me këtë të fundit profeosri Hasani ka pasur edhe një përplasje verbale ishte zgjedhur dekani i Fakultetit Juridik.
Profesori Hasani ka përfunduar në Këshillin e Etikës me inicim të Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka.
Agjencia ka kërkuar nga Senati i UP-së që të marrin masa për zgjidhjen e çështjes së konfliktit të interesit, duke revokuar apo shfuqizuar vendimet dhe veprimet procedurale, ashtu që procesi disciplinor ndaj profesorit Enver Hasani të kthehet në pikën zero.