Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brukseli shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

21/12/2024 - 15:34
në Lajme
A A
Brukseli shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare, shkruan RadioEvropaeLirë.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë(REL), në BE gjithmonë ka pasur shqetësim për problemet në këtë pjesë të Kosovës, që nga ato të sigurisë e deri te fakti se në mesin e serbëve në veri as në të kaluarën nuk ka pasur kushte të duhura që të votojnë në mënyrë krejtësisht të lirë dhe që të kenë mundësi për zgjedhje pluraliste, sikurse në pjesë tjera të Kosovës.

Në ciklet e kaluara zgjedhore nëpër raportet interne të BE-së, shpesh është përmendur se në veri ka pasur frikësim dhe presion ndaj kandidatëve që nuk gëzonin mbështetjen e Beogradit dhe të Listës Serbe. Po ashtu, nuk ka pasur as fushatë të hapur dhe të barabartë, ndërsa edhe mediat në gjuhën serbe kanë qenë nën presion.

Për BE-në sidomos shqetësuese ka qenë situata me përfaqësimin e serbëve pas dorëheqjes në mënyrë të organizuar nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale në prill të vitit 2023.

Bashkëbisedues të REL-it kanë thënë se Serbia – me gjithë pretendimet se bojkoti ka qenë zgjedhje e vetë serbëve të veriut të Kosovës – ka pasur rolin kryesor në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në atë kohë. E ky bojkot vazhdon edhe sot.

Bashkimi Evropian prej vitit 2022 e këndej vazhdimisht nëpër raportet që përpilon për Kosovën dhe për Serbinë konstaton se, tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet “paraqet shkelje nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe paraqet kthim të rëndë prapa të respektimit të Marrëveshjes së prillit të vitit 2013”.

Para se të ndodhte bojkoti i serbëve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, BE-ja e përmendte pikërisht pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës si një prej sukseseve më të mëdha në procesin e dialogut në përgjithësi.

“Edhe pse e kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme pakënaqësinë tonë për hapat e njëanshëm që kanë ndërmarrë autoritetet e Kosovës, ne po ashtu nuk kemi hezituar ta qortojmë edhe Serbinë për goditjen e madhe që i është dhënë normalizimit të situatës dhe procesit të dialogut në tërësi me tërheqjen e serbëve nga institucionet ne veri“, i ka thënë REL-it një diplomat i BE-së.

Diplomatët në BE shpresojnë se fillimi i vitit që vjen do të sjellë një atmosferë më pozitive në veri të Kosovës dhe një sjellje më konstruktive, edhe të Kosovës, edhe të Serbisë, në procesin e dialogut. Diplomatët e lidhin këtë edhe me mungesën e progresit të Serbisë, por edhe të Kosovës, në procesin e integrimeve në BE.

Serbisë nuk i është hapur në dhjetor një grup kapitujsh në procesin negociues për integrim, edhe pse Komisioni Evropian kishte konstatuar se i ka përmbushur kushtet teknike.

Ndër pengesat pse vendet anëtare nuk e kanë lejuar avancimin e Serbisë është përmendur edhe mungesa e progresit të duhur në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Liderët e BE-së nuk e fshehin se edhe shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE lidhet me progresin në procesin e dialogut.

Burimet në BE thonë se janë të inkurajuar me pajtimin e Kosovës dhe të Serbisë në takimin e fundit në kuadër të dialogut për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit. Ata kanë shprehur besimin se ky mund të jetë një moment i ri që mund të pasohet me progres tjetër në dialog.

Në anën tjetër, edhe thirrja që ka bërë Serbia për serbët e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë është parë si shenjë e mirë se edhe Beogradi e ka kuptuar se duhet të jetë më konstruktiv.

Thirrja e Serbisë, që besohet se do të ketë ndikim të madh te serbët e Kosovës, është përshëndetur edhe nëpërmjet konkluzioneve nga takimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. Por, në të njëjtën kohë pritjet janë që riintegrimi i serbëve në Kosovë të bëhet pa asnjë parakusht.

“Këshilli ka parasysh thirrjen nga ana e Serbisë në shtator të vitit 2024 për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina zyrtare dhe për riintegrimin tyre në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022. Këshilli përsërit pritjen e tij për riintegrimin e tyre të shpejtë pa asnjë parakusht nga Serbia, në përputhje me marrëveshjet nga dialogu dhe duke respektuar në tërësi kornizën ligjore të Kosovës”, është thënë nga ministrat e vendeve anëtare në konkluzionet e miratuara më 17 dhjetor në Bruksel.

BE-ja pret që serbët jo vetëm të marrin pjesë në zgjedhje, por që ata të cilët marrin mandatin, edhe ta ushtrojnë atë me përgjegjësi, qoftë duke marrë pjesë aktive në punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe në nivelet tjera të qeverisjes dhe jetës publike në Kosovë.

Pritet që edhe misioni i BE-së, i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë, të përcjell me kujdes të veçantë edhe procesin zgjedhor në veri të vendit dhe ushtrimin e të drejtës për të votuar nga ana e të gjitha grupeve etnike, përfshirë edhe të atyre që u përkasin bashkësive etnike joshumicë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë