Mijëra bashkatdhetarë janë nisur drejt Kosovës, për festat e fundvitit.
Kufijtë janë dendur nga veturat e diasporës që me padurim po presin të takojnë me të dashurit e tyre.
Madje, rruga e gjatë dhe e mundimshme po lehtësohet me shkëmbim informacionesh, sidomos për pritjet në kufi.
Mërgimtarët po paralajmërojnë njëri-tjetrin edhe për gjendjen e rrugës.
Në një grup në Facebook, ata janë informuar për ngrica në rrugë.
“Kujdes marakli, kush udhëton për Merdare. 10 km pa arritur te kufiri ka ngrica”, ishte njoftimi.
Bashkatdhetarë, ju presim krahëhapur!