Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama i përgjigjet TikTok-ut: Nuk keni se çfarë sqarimesh kërkoni nga Shqipëria

22/12/2024 - 20:08
në Kryesore, Lajme
A A
Rama i përgjigjet TikTok-ut: Nuk keni se çfarë sqarimesh kërkoni nga Shqipëria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “sqarime urgjente” në lidhje me vendimin për ndalimin e platformës për një vit. Kompania kineze, sipas Associated Press, kishte kërkuar sqarime nga qeveria shqiptare pas këtij vendimi.

Rama reagoi në platforën X ku shkruan se Tik Tok nuk ka se çfarë sqarimesh të kërkojë nga Shqipëria pasi sipas tij në Shqipëri vendosin Shqiptarët jo algoritmi i TikTok-ut.

“Ndalimi i TikTok-ut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Tik Tok-u nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”.

Ai u shpreh se platforma përbën një kërcënim serioz për fëmijët dhe rininë.

“Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTok-ut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikTok-u ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”.

“Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTok-un, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi”.

Rama nënvizoi se mbi 90% e prindërve në Shqipëri mbështesin ndalimin e TikTok-ut dhe se vendimi është në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

“Fort lumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTok-ut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë Tik Tok-u duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikTok-u” e mbyll reagimin e tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ky vendim ka ngjallur debat brenda dhe jashtë vendit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të veprohet më tej.

JU REKOMANDOJMË

Kërçeli për protestën kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Si të kemi frikë nga qytetarët tanë?

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Radojiçiq edhe mund të hyjë në Kosovë, po nuk dihet si del pastaj
12/10/2026 - 20:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7. AI është pyetur nëse deputetët janë frikësuar nga protestuesit që të votojnë ndryshim-ligjin për...

Më shumëDetails

Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)
12/10/2026 - 20:09

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Edonisa Aliu konfirmon dhunën fizike nga Leci: “Më tha ti je kur*ë, nënën e ki kur*ë, më kapi për fyti, më goditi”

Edonisa Aliu konfirmon dhunën fizike nga Leci: “Më tha ti je kur*ë, nënën e ki kur*ë, më kapi për fyti, më goditi”
12/10/2026 - 20:03

Edonisa Aliu ka konfirmuar se është përballur me kërcënim dhe sulm fizik nga panelisti Liridon Leci, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Në një bisedë...

Më shumëDetails

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së
12/10/2026 - 19:49

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pranuar studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law...

Më shumëDetails

Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik
12/10/2026 - 19:29

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po sulmon listën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se kjo çështje...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë

Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar në MPJD
12/10/2026 - 19:01

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë