Ramiz Arifi dyshohet se ka vrarë sot në rrethana misterioze djalin e tij, Bajramin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pasditen e sotme.
I dyshuari pas aktit ka ikur në drejtim të panjohur dhe është ende në arrati.
Dy vite më parë kjo familje ishte prekur nga një tragjedi tjetër. Vëllau i Bajramit, Fidani kishte humbur jetën në moshë të re në një aksident.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.













