Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

22/12/2024 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor 2023, janë aprovuar 58,597 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.Ai tha se “procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka vazhduar pa pengesa që nga 29 gushti, dhe deri më tani janë bërë 116 ditë.”

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor 2023, janë aprovuar 58,597 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.Ai tha se “procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka vazhduar pa pengesa që nga 29 gushti, dhe deri më tani janë bërë 116 ditë.”

“Përdoruesit e platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org kanë mundësinë të regjistrohen pa vështirësi,” theksoi zëdhënësi i KQZ-së.Ai gjithashtu shtoi se 3,743 kërkesa janë refuzuar, dhe theksoi se në shumicën e rasteve të refuzuara “aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”.

Elezi njoftoi se KQZ ka informuar individualisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit dhe mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim.“KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së,” theksoi ai për RTK-në.

Elezi gjithashtu shpjegoi se ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka ofruar shtetasve të Kosovës jashtë vendit tri mundësi për të votuar.“Në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë; (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës,” sqaroi ai.

Nga 58,597 aplikime të aprovuara, 14,071 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 9,167 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 35,359 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen jashtë Kosovës në shtete të ndryshme.

JU REKOMANDOJMË

Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
31/07/2026 - 09:54

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit çmimi maksimal i naftës është...

Më shumëDetails

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
31/07/2026 - 09:34

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi
31/07/2026 - 09:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro

Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se vodhën veturën e një klubi sportiv
31/07/2026 - 09:13

Është mësuar identiteti i tre personave që dyshohen se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë...

Më shumëDetails

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë
31/07/2026 - 00:20

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar paralajmërime të forta pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke u ndalur te ndërhyrjet e mundshme të...

Më shumëDetails

Punonjësi i BIRN-it të Jeta Xharrës me postim pro Albin Kurtit, mund t’ia kenë zili edhe militantët e VV-së

31/07/2026 - 00:16

Punonjësi i rrjetit BIRN të Jeta Xharrës, Labinor Leposhtica, ka dalë me një status që i thur lavd kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërkohë, ai është munduar të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë