Eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar vendimin për ndalimin e TikTokut në Shqipëri.
Ai është shprehur se ndalimi nuk është zgjidhja e problemi, por sipas tij, duhet edukim medial për fëmijët, përcjell Klankosova.tv.
“Tash po thuhet se ka edhe disa prapavi të tjera, pra ato politike, por në esencë, problemi nuk zgjidhet me ndalimin e përdorimit të TikTokut, por duhet edukim medial për fëmijët, se si duhet ata t’i përdorin platformat sociale, që duhet nisur nga shtëpia, nga prindërit, pastaj në shkolla të ketë lëndë të veçantë për edukimin medial, për rrezikun që u kanoset, për pasojat që i kanë, në mënyrë që ata t’i përdorin pastaj ato në mënyrat e duhura”, është shprehur Bajra.