Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervistimi i Kurtit të shtyhet deri pas zgjedhjeve

24/12/2024 - 11:20
në Lajme
A A
KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervistimi i Kurtit të shtyhet deri pas zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe që të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Sipas KMDLNj-së, ligji shprehimisht e thotë arsyen e refuzimit të certifikimit e jo përcaktimi apo opinioni politik, teksa sipas tyre, Lista Serbe ka të drejtë që në afatin e paraparë ligjor ta kundërshtojë vendimin e KQZ-së duke ofruar fakte për rrëzimin e këtij vendimit.

“Pastaj, adresa e radhës është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme. KMDLNj mendon se procesi është politizuar panevojshëm dhe se lufta nuk po bëhet kundër LS por midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës brenda KQZ-së. Pozita po e fajëson opozitën pse nuk ka votuar si pozita për moscertifikim të LS-së ndërsa opozita ka kërkuar sqarim nga MPB për rastin në fjalë”.“Është ngritur një tymnajë e panevojshme që moscertifikimin e LS-së e bëjnë çështje të ndonjë marrëveshjeje politike. Pati edhe reagime të faktorit ndërkombëtar që fuqishëm e kundërshtoi vendimin e KQZ – së”.

“KMDLNj kërkon nga KQZ të sqarojë për opinionin bazën ligjore për këtë vendim dhe nëse vendimi është mbështetur në ligj, KQZ duhet të këmbëngulë në refuzim të certifikimit. Në të kundërtën duhet të ndërmerren masa disiplinore dhe ligjore ndaj shpërdoruesve të pozitës pavarësisht postit që e kanë apo përkatësisë politike apo partiake”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.Më tej, KMDLNj tha se zbatimi i standardeve të dyfishta dëmton rëndë demokracinë dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin, e po ashtu, thanë se KQZ-ja duhet ta ruajë pavarësinë duke mos iu nënshtruar asnjë ndikimi politik si dhe duke trajtuar të gjitha palët si të barabarta dhe të mos lejojë kurrfarë diskriminimi në baza etnike, fetare, partiake, politike apo statusit në shoqëri.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar edhe për refuzimin e dytë që kryeministri Albin Kurti po ia bën ftesës së Prokurorisë Speciale.Sipas KMDLNj-së, Kurti ka kërkuar që prokurorët e Prokurorisë Speciale ta marrin dëshminë në Zyrën e Kryeministrit, por sipas tyre, me Ligjin Penal të Kosovës nuk parashihet kjo mundësi që është propozuar nga Kurti.

“Arsyetimi i KM, qeverisë dhe LV-së është se kjo ftesë është tendencioze dhe bëhet me qëllim të dëmtohet KM në zgjedhjet e radhës që për KMDLNj nuk ka asnjë kuptim, pse do ta dëmtonte intervistimi në Prokurori e nuk do ta dëmtonte në Zyrën e KM ?!, kur janë të njëjtit prokurorë dhe i njëjti rast penal”.“Pas refuzimit eventuale të ftesës, Prokuroria mund të urdhërojë që KM Kurti të sillet me detyrim për të dëshmuar. KNDLNj mendon se KM Kurti, si kryetar qeverie duhet që të angazhohet për shtetin e së drejtës dhe sundim të ligjit prandaj, me shembull personal dhe konkret duhet ta dēshmojë këtë përcaktim”.

Si zgjidhje Solomoni, KMDLNj-ja ka propozuar që intervistimi i Kurtit të shtyhet deri në përfundim të zgjedhjeve, në mënyrë që sipas tyre, të eliminohet arsyetimi se Prokuroria Speciale po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e 9 shkurtit.“Edhe ashtu është kohë e pushimeve, fillon fushata me kapacitet të plotë dhe nuk është e nevojshme që situata të tensionohet. Në fund të fundit, nuk është se jemi për tensionim të gjendjes kur edhe ashtu kemi shumë probleme. Zgjedhjet janë shumë afër, pse të ngutemi”, thuhet në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë