Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trajkoviq: Kënaqësi që në Serbi shumica janë në anën e kundërshtarëve të regjimit të Vuçiqit

24/12/2024 - 15:17
në Lajme
A A
Trajkoviq: A po pret Shteti i Serbisë të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dielën, Beogradi u bë skenë e një prej protestave më të mëdha të dekadës së fundit atje, ku raportohet se dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Këto protesta u nxitën nga tragjedia e 1 nëntorit në Novi Sad, ku shembja e çatisë së një stacioni treni shkaktoi vdekjen e 15 personave.

Rreth 13 persona janë arrestuar për këtë tragjedi, duke përfshirë një ministër të qeverisë, por lirimi i mëvonshëm i tij nxiti skepticizmin publik në lidhje me hetimin.

Një rol kyç në organizimin e protestave kanë pasur studentët, të cilët mes tjerash kanë bllokuar dhe 62 fakultete në mbarë Serbinë. Atyre u janë bashkuar edhe familjarë, figura publike dhe partitë opozitare, duke krijuar një front të gjerë kundër qeverisë aktuale.

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq – kritike e njohur e presidentit Vuçiq, në një deklaratë për Klankosova.tv shprehu kënaqësinë e saj për rritjen e rezistencës ndaj siç tha, regjimit në Serbi.

“Unë kam qenë kundërshtare politike e presidentit Vuçiq për një kohë të gjatë, dhe veçanërisht në lidhje me politikën e tij ndaj Kosovës kam qenë e vetmuar për një kohë të gjatë. Për shkak të atij qëndrimi tim, u ekspozova ndaj persekutimit, kërcënimeve ndaj sigurisëp dhe situatave të pakëndshme, që janë raportuar edhe në media. Prandaj, edhe unë e përjetoj si kënaqësi personale faktin që sot në Serbi shumë më tepër njerëz janë në anën e kundërshtarëve të këtij regjimi, madje do të thosha shumica”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Trajkoviq vlerësoi se solidariteti mes serbëve u zgjua pas tragjedisë në Novi Sad dhe se të rinjtë këto ditë kanë dëshmuar se pavarësisht viteve të represionit dhe zhvlerësimit të vlerave etike nga kjo qeveri, fryma e drejtësisë mbetet e gjallë në Serbi. Ajo përfundoi duke deklaruar se ndryshimi politik në Serbi ka filluar dhe se ky proces tani është i pandalshëm.

E presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka akuzuar kundërshtarët e tij për manipulimin e studentëve për të fituar pushtetin. Ndërkaq, pas protestës së të dielës, të cilës iu referua si një “mbledhi domethënëse e madhe”, deklaroi se ishte “gati” për të dëgjuar kërkesat e protestuesve.

Protestat e fundit pasojnë një seri demonstratash të ngjashme gjatë vitit 2023 kundër qeverisë së Vuçiqit. Ato u nxitën pas dy sulmeve të armatosura në maj, ku humbën jetën 18 persona, duke shkaktuar zemërim publik ndaj dhunës së përhapur, korrupsionit dhe kufizimit të lirisë së medias. Dhjetëra mijëra qytetarë ishin mbledhur në Beograd dhe qytete të tjera, duke kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve përgjegjës dhe masa më të rrepta ndaj kriminalitetit, si dhe akuzuan qeverinë për krijimin e një klime urrejtjeje dhe dhune përmes mediave të kontrolluara.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë