Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Festime pa frikë: Policia shton prezencën, angazhohet për një fundvit të sigurt

24/12/2024 - 16:04
në Lajme
A A
Festime pa frikë: Policia shton prezencën, angazhohet për një fundvit të sigurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë periudhës festive, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme, duke prezantuar planin operativ ”Fundviti 2024 dhe fillimi i 2025”.Me angazhimin e personelit shtesë dhe shtimin e prezencës policore në rrugë, sheshe dhe lokacione të frekuentuara, autoritetet synojnë të parandalojnë dhe luftojnë dukuritë negative, si dhe të sigurojnë një ambient të qetë për qytetarët.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

Me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do
të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.

Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda.

Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë