Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjes.
Sipas kryeministrit Kurti, kritshlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.
“Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka kërkuar që në këtë festë të Krishtlindjes të reflektohet me mirënjohje dhe falënderim, për atë që kemi te njëri-tjetri.
“Për çdo vit kjo periudhë na gjen pranë familjes e miqve me shpresën e pakursyer se e mira te njeriu e te shoqëria nuk pushon së çeluri. U bëftë më e mira për të gjithë, e veçanërisht për ata që sakrifikojnë nga vetja për të tjerët” , ka thënë Kurti.