Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baraliu nga New Yorku: Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit

26/12/2024 - 19:37
në Lajme
A A
Baraliu nga New Yorku: Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Bleron Baraliu ka kritikuar Qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Baraliu shkruan se si pasojë e mos-punës të VV-së në Qeveri, në zgjedhjet e 9 shkurti do të duhej t’i merrte 17-20% të votave.

Analisti thotë se Kurti nuk ka njohuri në politikbërje.

”Rëndësi ka që të kuptojmë se Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit e madje as të ekipit të vet. Ai tani është dëshmuar një injorant total në politikën ndërkombtare”, shkruan Baraliu.

Postimi i plotë:

Mea calpa

Në kushte normale, në rrethanat e krijuara, VV në zgjedhjet që vijnë do të kishte rënë në 17-20%. Por në Kosovë kushtet nuk janë normale, dhe dështimet e idhujve duan dyfish më tepër kohë për dekontaminim të votuesve nga amullia. Prandaj VV ka gjasa t’i fitoj zgjedhjet sërish me 35-39% të votave.

Ky është veç konstatim imi, vrojtuar nga larg, pra pa matje. Gjatë dy javëve të ardhëshme do të mundohem të analizoj statistikisht ku qëndrojnë votuesit, dhe ka mundësi të gjendem gabim, ka mundësi UBO është më pak i fryrë se mendoj unë, por kjo nuk ka rëndësi…

Rëndësi ka që të kuptojmë se Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit e madje as të ekipit të vet. Ai tani është dëshmuar një injorant total në politikën ndërkombtare. Propagandës, nxitjes, akrobacioneve elektorale që mashtrojnë turmat, po — këto i di, por edhe propaganda e këtij pushteti rrëzohet një ditë si gjithëherë më parë, kur njerëzit nuk kanë rrymë, shëndetësia vazhdon të mbetet në gërmadha, e arsimi në fund të pusit. Për ekonominë dhe inflacionin nuk po flasim fare.

Albini e di këtë, sikur e di që sondazhi i UBO është tejet i fryrë, prandaj edhe po mundohet të sjellë në kulm votën e diasporës, sepse në diasporë folklori patriotik i mban njerëzit më gjatë në kllapë — sepse ata nuk i ndiejnë në palcë dështimet e pushtetit. Unë, së paku, në shenjë përgjegjësie të gjykimit tim të gabuar, nuk do të regjistrohem fare për të votuar (në diasporë), sepse nuk kam si t’a meritoj këtë të drejtë në rrethanat e tanishme që kam ndihmuar vet ti sjellë…

Dhe kur jemi te patriotizmi, duhet theksuar se në rrafsh optik Albini e ka luajtur fort mirë lojën politike të veriut dhe s*rbisë, mjaftueshëm që edhe intelektualë si shumë miq të mi mos të arrijnë të perceptojnë hipokrizinë e Ohrit, tradhëtinë e Manastirit të Deçanit, dhe abdikimin e kauzës së bashkimit kombëtar nga Albini… Në këtë pikë, më duhet të them, edhe unë vet kam faj, dhe jo pak.

Mea culpa, sepse e dija që pa kaluar nëpër Albinin nuk përmbyllej koha e zezë e tranzicionit të pas luftës, dhe mendoja se ardhja e tij përbënte rrugën më të shkurtër drejt progresit dhe vitalizimit të gjeneratës së ardhshme në politikë. Por nuk e dija atë kaq hipokrit e të pa aftë, ndoshta dhe mashtrues. Për injorant të politikës Albinin e pata mësuar qysh më 2011 gjatë përpjekjes sime të dështuar t’a bindja që të mbështeste bacin Adem. Por, as vet nuk e dija për oportunist kaluar paraardhësve të tij, që kauzën kombëtare e kishte karrem për vota. Dhe tani, kur ky karrem është mekë, ai trumbeton zëvendësues të tjerë: veriu, gjykatat, s*rbia, rusia, vucici e ku ta di unë.

Dhe delet — sidomos nga gurbeti, do radhiten sërish para kutisë së votimit, ani pse 20% më pak se më parë mendoj unë… Ju duhen edhe katër vjet atyre ta provojnë se mos vallë, mos ndoshta kësaj rradhe të njëjtat metoda nuk do të sjellin të njëjtat rezultate por diçka më mirë.

Sepse kjo është vet çmenduria miq, bashkë me alternativat joserioze dhe mungesën e konkurrencës së denjë para votuesve këto janë rrethanat lehtësuese për Albinin. Sepse kështu ecën Kosova jonë ndër shekuj, dyfish më ngadalë, dyfish më zvarrë 😢

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë