Kandidatja për deputet e PDK-së, Arta Nallbani, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit mban numrin 102.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri për të siguruar një demokraci të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
Arta Nallbani aktualisht është drejtoresh e Urbanizmit dhe Mbrojtjes e Mjedisit në Komunën e Pejës dhe kontributi i saj në këtë fushë ka marrë vlerësime nga njohës të kësaj fushe.













