Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë-Serbi

28/12/2024 - 10:23
në Lajme
A A
Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, thotë për TëVë1 se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Ai thotë se Trump e ka emëruar Grenellin si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do t’i vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.E kjo është njëra nga arsyet që Trumpi i ka dhënë një post shumë të rëndësishëm Richard Grenellit si i dërguar për misione të veçanta.

Kështu thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan.“Presidenti i zgjedhur Trump do të vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës. Atij i interesojnë vetëm marrëveshjet që i sjellin fitore. Ai dëshiron të tregojë se mund të bëjë marrëveshje që e bëjnë botën më të sigurt. Fakti që ai e ka emëruar Richard Grenellin si të dërguar për misione të veçanta nënkupton që ai mund të përfshihet sërish në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

Kupchan ka komentuar edhe idenë e një shkëmbimi të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të një marrëveshjeje finale, siç ishte diskutuar edhe më herët gjatë administratës së parë të Donald Trump.Profesori amerikan thotë se kjo ide nuk ka vdekur dhe se gjithnjë vazhdon të jetë si një opsion në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk do ta quaja të vdekur idenë e shkëmbimit të territoreve sepse është gjithmonë një opsion. Ka shumë arsye se pse ky opsion duhet te merret në konsideratë sepse veriu vazhdon të paraqes shumë probleme për Kosovën. Pyetja është se a do ta mbështesin këtë opsion Kosova me Serbinë si dhe faktori ndërkombëtar”, pohon ai.Kupchan nuk sheh gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për të lëvizur përpara në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Ai pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ketë një rol konfrontues ndaj Serbisë së paku deri në zgjedhjet parlamentare.“Kosova dhe Serbia nuk po duken te interesuara për të lëvizur përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Nuk shoh vullnet nga asnjëra palë për marrë vendime të guximshme për kompromis. Veprimet e qeverisë Kurti në veri; për ndërrimin e targave, mbylljen e strukturave paralele, dhe instalimi i kryetarëve shqiptarë nuk i kanë ndihmuar procesit të dialogut. Kurti do të vazhdojë të luajë një rol konfrontues për shkak se zgjedhjet janë afër, mirëpo pres që ai të jetë më konstruktiv pas këtyre zhvillimeve”, përfundon ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë