Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U arrestua pas vizitës në Kosovë, politikani serb Sanduloviq: Serbia t’i pranojë krimet

28/12/2024 - 20:26
në Kryesore, Lajme
A A
U arrestua pas vizitës në Kosovë, politikani serb Sanduloviq: Serbia t’i pranojë krimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kundër tij, për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Padia u ngrit pasi ai kishte nderuar viktimat shqiptare në Kosovë duke vendosur lule në varrin e një vajze të vrarë në Prekaz.

Sanduloviq deklaroi se gjatë arrestimit ka pësuar maltretim fizik për shkak të qëndrimeve të tij politike mbi Kosovën, gjë që e çoi në spital. MPB dhe BIA serbe i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

“Do të kërkoj drejtësi për veprimin që është kryer kundër meje sepse kam vendosur lule në varrin e një vajze shtatëvjeçare të vrarë [në Prekaz]. Dhe do ta bëj përsëri. Ky akt është simbol i pajtimit dhe jo i urrejtjes”, tha Sanduloviq.

Sanduloviq njoftoi se do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për rrethanat e arrestimit të tij dhe ngritjen e padive penale kundër personave përgjegjës.

Ai falënderoi zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë deputeten britanike Alicia Kearns dhe presidenten e kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, për mbështetjen e tyre.

Duke komentuar çështjen e Kosovës, ai në një deklaratë për RTK-në theksoi rëndësinë që Serbia t’i pranojë krimet dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht, ndërsa, sipas tij, duhet një falje kolektive.

“Nëse shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja si dhe fuqitë të tjera kanë njohur Kosovën, mos të humbim kohë sepse rezultati do të jetë i njëjtë, dhe ky është një fakt i pandryshueshëm. Qëndrimi im është që Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe duhet të ecë në rrugën e saj, por të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë paqen dhe një të ardhme të përbashkët në BE”, tha ai.

Lidhur me incidentin në kanalin Iber-Lepenc, Sanduloviq theksoi rendësin e përfshirjes se FBI-së në hetime. Për sulmin terrorist në Banjskë, ai deklaroi se Milan Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë dhe Serbi.

Sanduloviq shprehu mbështetje për protestat studentore ne Serbi në luftën e tyre për një shtet të liruar nga krimi dhe korrupsioni. Ai theksoi se pa ballafaqim me të kaluarën nuk ka përparim të Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian./rtk/

JU REKOMANDOJMË

Privimi nga jeta në Kosovë, 17 raste në nëntë muajt e parë të vitit

Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Deçan
13/10/2026 - 08:30

Brenda vetëm dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, ku humbën jetën tre persona. Dy vrasje brenda pak orësh kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë dhe...

Më shumëDetails

Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?

Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?
13/10/2026 - 08:19

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas rastit të gazetarit Lirim Mehmetaj, duke e cilësuar si përpjekje për frikësim lidhur me punën e tij profesionale. Përmes një...

Më shumëDetails

Qytetari denoncon kompaninë Chair: Shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet

Qytetari denoncon kompaninë Chair: Shtyn për 12 orë fluturimin drejt Bazelit, udhëtarët kishin kryer check-in-in dhe dorëzuar bagazhet
13/10/2026 - 08:09

Një qytetar ka denoncuar shtyrjen e fluturimit të kompanisë ajrore Chair drejt Bazelit dhe Mulhouse-it, i cili ishte planifikuar të realizohej sonte në orën 20:45, por është shtyrë...

Më shumëDetails

Albanians for America: Serbia ende pa drejtësi për Banjskën, Radoiçiq shfaqet në tubimin e partisë në pushtet

Albanians for America: Serbia ende pa drejtësi për Banjskën, Radoiçiq shfaqet në tubimin e partisë në pushtet
13/10/2026 - 08:01

Më shumë se tre vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Serbia ende nuk i ka nxjerrë para drejtësisë...

Më shumëDetails

Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë

Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë
13/10/2026 - 02:59

Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pas shoqërimit në polici dhe intervistimit nga hetuesit e Krimeve të Rënda, raporton IndeksOnline. Geci është shoqëruar në polici në orët...

Më shumëDetails

Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë

Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë
13/10/2026 - 00:39

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Gani Gecit, duke i thënë se askush nuk merr leje prej tij për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë