Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

12/10/2026 - 22:47
në Lajme
A A
“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një situatë e pazakontë është raportuar në fund të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku moderatori ka paralajmëruar se disa persona po i prisnin “te reforma”.

Në kohën kur po zhvillohej emisioni i mbrëmjes, ku po merrnin pjesë edhe gazetari Lirim Mehmetaj dhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, moderatori ka njoftuar se po qarkullonin video të personave që po i prisnin jashtë.

“Na kanë dalë te reforma do. Po na qarkullojne video qe jane duke na prit te reforma”, ka thënë moderatori në fund të emisionit.

Siç mëson Nacionale nga burime, bëhet fjalë për Gani Gecin, i cili ka qëndruar afër televizionit RTV Dukagjini.

Ngjarja vjen vetëm disa orë pas një mospajtimi që u bë i ditur mes Gani Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.

Mospajtimi kishte nisur pas një postimi të gazetarit Mehmetaj për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili kishte bërë deklarata të rënda për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së.

Në këtë përplasje ishte përfshirë edhe Gani Geci, i cili gjatë ditës së hënë pretendoi për një marrëveshje pajtimi mes familjes së tij dhe asaj të gazetarit Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, Geci pretendoi se, me ndërmjetësimin e deputetit Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonajt, ishte zhvilluar një takim në restorantin “Garden”.

Geci kishte njoftuar se familjet ishin pajtuar dhe kishin marrë zotim që të mos merreshin më me njëra-tjetrën, “as përmes shkrimeve dhe as në televizione”.

Pas njoftimit për pajtim, gazetari Mehmetaj kishte reaguar në Facebook, duke bërë të qartë se nuk kishte ndërmend ta largonte postimin e tij për deputetin Fatos Geci.

JU REKOMANDOJMË

Reagon gazetari Lirim Mehmetaj: E vërteta gjithmonë

Reagon gazetari Lirim Mehmetaj: E vërteta gjithmonë
12/10/2026 - 23:36

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas intervistës që dha në RTV Dukagjini, ku u raportua se jashtë po e priste Gani Geci, e i cili u arrestua para...

Më shumëDetails

Arrestohet Gani Geci

Arrestohet Gani Geci
12/10/2026 - 23:17

Gani Geci është arrestuar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës. Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar...

Më shumëDetails

“Me ma diktu mu çka shkruaj s’ka shans, me u rrotullu tokë e qiell”: Mehmetaj flet për kërcënimet që mori pas postimit rreth deputetit Fatos Geci

“Me ma diktu mu çka shkruaj s’ka shans, me u rrotullu tokë e qiell”: Mehmetaj flet për kërcënimet që mori pas postimit rreth deputetit Fatos Geci
12/10/2026 - 23:03

Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë hollësi të reja për incidentin me familjen Geci, duke deklaruar se persona nga kjo familje i kanë kërkuar ta largojë ose ta ndryshojë...

Më shumëDetails

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”
12/10/2026 - 22:36

Gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar për herë të parë rrethanat e përfshirjes në një konflikt me familjen Geci. Ka thënë se është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci të...

Më shumëDetails

Surroi: Nuk duhet kërkuar ndryshimi i Gjykatës Speciale, por zhbërja e saj

Surroi: Nuk duhet kërkuar ndryshimi i Gjykatës Speciale, por zhbërja e saj
12/10/2026 - 22:04

Publicisti Veton Surroi, ka folur për hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për t'i ndihmuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Surroit, interes strategjik është që Kosova...

Më shumëDetails

“E kompleksojnë edhe BIA-n serbe me propagandë…” Ilir Mirena komenton propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së

“E kompleksojnë edhe BIA-n serbe me propagandë…” Ilir Mirena komenton propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së
12/10/2026 - 21:55

Analisti Ilir Mirena foli për propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se edhe “nëse lirohen është problem”. “Ai helmi që është mbjellë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë