Juristja e Mediave Flutura Kusari ka bërë publikimin e emrave të kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së.
Ajo në Facebook ka shkruar se këtë listë e ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.
Kujtojmë se ky konkurs për anëtar të bordit në RTK, u hap pas dorëheqjes së anëtarit të këtij bordi Bekim Sele.












