Komuna e Mitrovicës ka fituar një grant në vlerë prej 742 mijë euro për përformancë në qeverisje të mirë.
Kjo është bërë e ditur nga Nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, i cili ka treguar se ky grant do të përdoret për investime kapitale, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Arian Tahiri:
Një lajm i mirë për fundvit: kemi fituar grantin prej 742 mijë eurove!
Sot kam nënshkruar pranimin e grantit që e fituam falë përformancës së qeverisjes.
Vlera e këtij granti është 742 mijë e 703 euro, të cilin do ta përdorim për projekte kapitale.













