Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jashari: Asnjë ish-kryeministër s’ma ka mbyllur derën për dialog, Albin Kurti më ka zhgënjyer

01/01/2025 - 21:01
në Kryesore, Lajme
A A
Jashari: Asnjë ish-kryeministër s’ma ka mbyllur derën për dialog, Albin Kurti më ka zhgënjyer
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ndihmon si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro”, ishte deklaratë kjo që dy vite më parë kryeministri Albin Kurti e nxori në publik nga biseda me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, për kërkesën që ky i fundit duke përfaqësuar këtë sindikatë bashkë me sindikatat tjera, ia kishte bërë Kurtit në lidhje me shtesat për punonjësit e arsimit dhe të tjerët, deri në miratimin e Ligjit për paga.

Ndaj Jasharajt, pas kësaj deklarate të Kurtit, kishe filluar një lloj fushate linçuese duke e bërë atë cak të kritikave dhe sulmeve të ndryshme që vinin kryesisht nga përkrahës të pushtetit.

Kërkesa për shtesa prej 100 eurove, që vinte nga Jasharaj por edhe sindikalistë të tjerë, ishte bërë siç thoshin ata ndër tjerash, edhe si mënyrë për t’i bërë ballë inflacionit që kishte goditur Kosovën.

Kryetar i SBASHK-ut, bëri dallimin mes Kurtit dhe ish-kryeministrave të tjerë para tij, duke theksuar se përderisa edhe me të tjerët kanë pasur mospajtime, dialogu ka ekzistuar gjithmonë, gjë e cila nuk është hasur tek qeveria Kurti, për qeverisjen e katër vjeçare të secilës, Jasharaj tha se, kanë qenë vite të vështira.

“Për një kohë të gjatë si kryetar i SBASHK dhe duke bërë shpesh analiza dhe duke e kthyer kujtesën në këto 12 vite që jam si kryetar kam pasur fatin të komunikoj me të gjithë kryeministrat shqiptarë në vitet e pas luftës. Dhe tu ju them të vërtetën edhe pse edhe me ata kemi pasur herë ditë të mira herë përplasje, ata asnjëherë nuk i kanë mbyllur dyert e dialogut dhe janë munduar ta ruajnë edhe palën tjetër, që të mos e fyejnë e të mos e lëndojnë, dhe kanë bërë arritje aq sa kanë pasur mundësi, brenda mundësisë buxhetore. Sa i takon katër viteve të kryeministrit Kurti me keqardhje e them se ishin këto katër vite tepër të vështira, dhe nëse i marrim premtimet që i ka bërë, qoftë për tërë Kosovën, qoftë për qasjen ndaj dialogut e sindikatave, mund të them që asnjë nga premtimet e bëra për sistemin arsimor e as për sindikatat nuk është bërë”, ka thënë ai.

Në deklarimin e tij, Jasharaj theksoi edhe zhgënjimet më të mëdha që kanë ardhur nga kjo përbërje qeverisëse, duke theksuar në mënyrë të veçantë ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Arsimit, Arbëri Nagavci.

Për këtë të fundit, Nagavcin pra – e cila në një ekzaltim të momentit pas një darke që Kurti kishte zhvilluar me shkrimtarin nobelist Orhan Pamuk, këtij të fundit s’ia kishte ditur emrin – ka pasur edhe thirrje për dorëheqje për atë që e përmendem më lartë, e që ka qenë linçimi ndaj Jasharajt.

“Madje ajo që na ka zhgënjyer shumë këto katër vite është qasja tepër e gabuar e kryeministrit Kurti, e pastaj edhe veçmas edhe e ministrit Murati i cili është ministër i Financave, Transfereve por edhe i Punës dhe Mirëqenies sociale, por jemi të zhgënjyer edhe me ministren Nagavci e cila në këto katër vite nuk është ndjerë asnjëherë si ministre për t’i mbrojtur punëtorët e arsimit e për t’i shpallur në mbledhje kërkesat e tyre legjitime, por në të kundërtën edhe ajo është munduar që ta hesht zërin e tyre”, ka shtuar Jasharaj për Express.

Tutje, kryetari i SBASHK-ut, ka thënë se pakënaqësitë me qeverinë kanë arritur kulmin e tyre, kur janë prekur pagat, duke deklaruar se rritjet kanë qenë shumë të vogla.

“Pra nuk kam parë ndonjë arritje, nuk kam parë asnjë hap të bërë për të realizuar qoftë edhe një kërkesë legjitime të anëtarësisë sonë. Dhe kulmi i kësaj erdhi edhe me paga, sepse në vitin 2024 pagat në sistemin arsimor para-universitar janë ngritur vetëm 28 euro, ndërsa në Shqipëri dhe vendet tjera ka pasur ngritje të dukshme me qindra euro, dhe ata e kanë bërë këtë për t’i mbrojtur pagat që i kishin nga inflacioni dhe për ta ruajtur dosido forcën e tyre blerëse. Pra me rritje 28 euro ka qenë zhgënjyese dhe zhgënjyese shumë që krijoi edhe tensione të reja ishte dhe deklarata e kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati që në janarin që po vjen do të bëhej një ndryshim në koeficient për 0.5 ndryshim, ky ndryshim që edhe nuk është ligjor , ndryshim ky që sjell një ngritje 55 euro, që përsëri është vlerësuar irrituese nga punëtorët e arsimit, ngase kemi ngel shumë larg nga pagat e kolegëve tanë në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e të mos flas për shtetet e Europës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe problematikën me tekstet shkollore dhe furnizimin e shkollave me to.

“Është fol shumë për digjitalizimin e shkollave diçka e cila nuk ka ndodhur dhe ato shkolla që kanë internet nuk mund të lavdërohen sepse interneti është vetëm në drejtori të shkollave e jo në tërë hapësirat e shkollës dhe kjo krijon probleme shtesë. Është fol shumë për t’i ndihmuar dhe mbështetur punëtorët e arsimit dhe shkollat por fatkeqësisht edhe këtë vit shkollor po i zhvillojnë betejat për dije me shkumës dhe shpuzë. Dhe normalisht asnjë nga ne nuk ndihemi mirë kur po dalim keq në testet ndërkombëtare por edhe në garat e zhvilluara kudo, dhe për këtë fajtor janë kushtet të cilat në shkolla punojnë, me kushtet e shekullit të kaluara. E keqja tjetër ndodhi në dy vitet e fundit me tekstet shkollore sepse më parë shpërndarja bëhej pas marrëveshjes me botuesit që e bënte MASHTI, bëhej në komuna e pastaj në shkolla, dhe që në fillim të shtatorit tekstet ishin në shkolla, kurse edhe mediat edhe qytetarët dhe të gjithë e panë që edhe këtë vit edhe vitin e kaluar, një muaj e dy muaj gati shkuan pa u furnizuar në tërësi nxënësit me tekste”, ka thënë ai.

Në fund, Jasharaj, ka vlerësuar si fatkeqësi faktin që siç ka thënë ai, po ndëshkohen të gjithë ata që kanë punuar për sistemin arsimor edhe vitet e ’90.

“Ku janë qerdhet që u premtuan, ku janë se do të kemi nivel shumë më të mirë të pagave, do të kemi mbështetje të sindikatave, pra të gjitha premtimet qeveria Kurti i ktheu në të kundërtën. Madje do të mbahet mend edhe për momentin kur në një të drejtë të fituar punëtorët e arsimit të viteve ’90 të cilëve u pranoheshin këto vite si kontribut dhënës, me ndryshimet që i bëri qeveria Kurti, janë prekur edhe këto pensione. Dhe fatkeqësia është se të gjithë ata që punuan për sistemin arsimor dhe republikën e Kosovës tani po ndëshkohen”, ka përfunduar ai.

JU REKOMANDOJMË

Kryhet votimi për ose kundër shkarkimit të Abdixhikut, pritet numërimi i votave

“A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”,  pyetja që u aprovua nga delegatët para procesit të votimit
30/07/2026 - 21:39

Ka përfunduar procesi i votimit, ndërsa brenda pak minutash pritet të bëhet e ditur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

“Kur i thërret pesë herë në telefon, çfarë i thuhet asaj pune“: Kryetari i degës së LDK-së flet për presionin ndaj delegatëve

Vazhdon votimi në LDK, votojnë delegatët e Prishtinës, Pejës, Lipjanit e Podujevës
30/07/2026 - 21:11

Kryetari i degës së LDK-së në Pejë dhe në këtë komunë, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me presionet që janë ushtruar ndaj delegatëve të kësaj partie, ai ka...

Më shumëDetails

Gazmend Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Gazmend Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
30/07/2026 - 21:03

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së. Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar...

Më shumëDetails

Vazhdon votimi në LDK, votojnë delegatët e Prishtinës, Pejës, Lipjanit e Podujevës

Vazhdon votimi në LDK, votojnë delegatët e Prishtinës, Pejës, Lipjanit e Podujevës
30/07/2026 - 20:49

Tashmë është duke vazhduar votimi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Siq merr vesh Indeksonline në këto momente votimin e kanë përfundur delegatët e Prishtinës,...

Më shumëDetails

Dokumente të falsifikuara për shitjen e tokave, tre të prangosur për tentativë mashtrimi me mbi 1.5 milionë euro

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
30/07/2026 - 20:35

Policia e ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve...

Më shumëDetails

Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun
30/07/2026 - 20:15

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas fjalimit të Abdixhikut mediat nuk po lejohen të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë