Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.
Deklaratat Elek i bëri gjatë një debati parazgjedhor në televizionin Nova.
“Unë nuk jam më deputet në parlamentin e Kosovës”, tha Elek, duke thënë se është anëtar i SNS-së, partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton KoSSev.












