Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të rifitojë partneritetet strategjike me ShBA dhe BE

02/01/2025 - 09:02
në Lajme
A A
Krasniqi: Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të rifitojë partneritetet strategjike me ShBA dhe BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke përfshirë masa konkrete për rritjen e pagave në sektorin publik mbi 50 për qind dhe pensionet me mbi 70 për qind, ka thënë kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, dhe ekipi i tij kanë një program gjithëpërfshirës, për zgjedhjet e 9-të shkurtit, që adreson sipas tij nevojat e qytetarëve të Kosovës në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe politika e jashtme.

Ai ka theksuar se përparësi nga partitë tjera në zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë duke filluar nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, për të cilin tha se është një figurë e respektuar dhe e njohur për ndershmëri, profesionalizëm dhe përmbushje të premtimeve.

Përparësi tjetër si parti, sipas tij, është lista e kandidatëve për deputetë, e cila është e larmishme dhe përfaqëson të gjitha gjeneratat nga të gjitha rajonet e Kosovës, sipas tij, duke i dhënë përparësi përfshirjes së grave dhe të rinjve.

“Unë besoj që në tërësi kemi përpirësit tona si parti duke filluar nga vetë kandidati ynë. Hamza është jo vetëm një personalitet i shquar e i njohur për ndershmëri, i njohur për kompetencë e profesionalizëm. Por, ajo që është e rëndësishme është i njohur edhe për mbajtjen e premtimeve dhe realizmin e atyre që thotë, qoftë në kohën kur ka qenë ministër i Financave, Guvernator i Bankës Qendrore por edhe tash si kryetar i Komunës së Mitrovicës. Ku në një studim tash së voni ka dalë se është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve në mbi 90 për qind. E dyta besoj që kemi listën më të mirë në garë, kemi një listë e cila vërtet përfaqëson secilin qytetar të Kosovës, një përfaqësim të të gjitha gjeneratave, të gjitha provincave të gjeografisë së Kosovës. Me një numër më të madh se herëve të tjera edhe të grave në listë dhe të rinjve po ashtu”, ka thënë ai.

Krasniqi vlerësoi programin e PDK si një produkt të një pune të gjatë, që përfshin ekspertë të shumtë dhe i cili është ndërtuara nga bashkëbisedimet me qytetarët për të përcaktuar prioritetet.

“Normalisht që kemi programin i cili normalisht është produkt i një punë më të gjatë, jo vetëm të një numri të madh të ekspertëve të shumta brenda PDK-së dhe jashtë saj, por edhe nga diskutimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët anë e mbanë Kosovës. Siç mund ta kujtoni sidomos gjatë shtatorit e në mënyrë të veçanta gjatë tetorit, Bedri Hamza ka qenë anë e mbanë vendit duke takuar qytetar të të gjitha sferave, fushave edhe ku ka marr në këto punëtori, edhe kërkesat opinionet, mendimet e tyre se cilat duhet që të jenë prioritetet dhe besoj që është programi i cili nuk jep premtime megalomane por jep premtime të realizueshëm, të cilat janë të domosdoshme për të përmirësuar jetën e secilit qytetar në Kosovë”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se programi elektoral i PDK është një plan realist dhe i zbërthyer në detaje, që përfshin disa çështje kyçe, si ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, shëndetësinë, arsimin, dhe politika të jashtme të forta, përfshirë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha së në sektorin e ekonomisë dhe mirëqenies, Bedri Hamza është zotuar për rritje të pagave në sektorin publik mbi 50 % dhe të pensioneve mbi 70 %.

Gjithashtu, programi parashikon eliminimin e tatimit mbi pagat deri në 400 euro dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me grante dhe lehtësira tatimore.

“Unë besoj që programi që tash është publikuar edhe si i plotë flet detajshëm për të gjitha çështjet, për të cilat ka nevojë që të ketë veprime imediate qysh në fazën e parë nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Hamza. Fokusi është pa dyshim në disa prej çështjeve prioritete, në radhë të parë ato që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, dhe mirëqenies së qytetareve të Kosovës, pastaj me shëndetësinë dhe arsimin, por po ashtu edhe me temat të cilat janë të pa shmangshme nga fusha politikes së jashtme dhe raporteve ndërkombëtare, por edhe trajtimi i marrëveshjes finale mesë Kosovës dhe Serbisë. Hamza është zotuar që qysh në fillim do të ndërmarr veprime e nevojshëm për të ngritur paga në sektorin publik në mbi 50 për qind, për të ngritur pensionet mbi 70 për qind për të bërë pensionin e moshës në së paku 200 euro e pastaj për të ngritur edhe pensionet e kontributeve dhe për të bërë një përshkallëzim që ndërlidhet edhe me stazhin sidomos të viteve 90-ta që fatkeqësisht kurrë nuk është njohur ashtu siç ka qenë meritore”, tha Krasniqi.

Ai thekson se duhet ndryshuar edhe mënyra e tatimit të pagës, sepse me ngritjen enorme të çmimeve të jetës është e domosdoshme që së paku deri në 400 euro mos të tatohen këto paga.

“Pastaj tek sektori privat, te partneriteti i munguar në këto katër vite me bizneset me sipërmarrësit e Kosovës, me ndihmën që duhet t’iu jap shteti në radhë të parë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke ju mundësuar jo vetëm grante investive pa kthim në përqindje të caktuara, por edhe duke i liruar bizneset e vogla nga tatimi mbi vlerën e shtuar në nivele të caktuara. Për të ndryshuar, pastaj edhe mënyrën e tatimit të pagës, sepse me ngritjen enorme të çmimeve të jetës sot është e domosdoshme që së paku deri në 400 euro mos të tatohen këto paga, por që të jenë neto paga për qytetarët. Ideja e ndihmesës në sektorin privat ka të bëjë për të krijuar një situatë dhe një kontekst ku vetë këto biznese munden t’i ngrisin pagat për punëtoret e tyre në sektorin privat të cilët nuk mundet drejtpërdrejt qeveria t’i trajtoj”, ka thënë ai.

Te sektori i shëndetësisë, Krasniqi tha se planifikohen investime deri në 150 milionë euro në barna nga lista esenciale, duke përfshirë ofrimin falas të barnave për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike.

“Ndërsa, te pjesa e shëndetësisë ka një program shumë të qartë që do të jetë një vazhdimësi e reformave të mëdha që kishim filluar në kohën kur ministër ishte Uran Ismaili, që pastaj stagnuam për fat të keq. Ajo që është e nevojshme dhe që është pjesë e programit është një shumë më e madhe deri në 150 milionë euro në vit për barna nga lista esenciale. E për barna falas me prioritet te sëmundjet e kancerit dhe te sëmundjet kronike”, ka thënë ai.

Te sektori i arsimit, ai tha se PDK synon modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit arsimor, si dhe përmirësimin e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e bullizmit.

“Sa i përket arsimit, ka po ashtu zgjidhje të cilat besoj janë të domosdoshme dhe të nevojshme e që kanë ardhur si rrjedhojë e krejt këtij bashkëbisedimi që e kemi bërë me palët e interesit në radhe të parë dhe me prindërit dhe që ndërlidhen edhe me pjesën e arsimit para universitar dhe atij universitar, por me theks te ngritja edhe e sigurisë në shkolla, te parandalimi i bullizmit, te pjesa e arsimit para universitar, te digjitalizimi i arsimit dhe modernizimi i tij në të gjitha nivelet”, ka deklaruar ai.

Për politikën e jashtme, kryetari i PDK-së tha se qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të rifitojë partneritetet strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, si dhe do të fokusohet në pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, për t’i dhënë fund sanksioneve dhe për të forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale.

“Politika e jashtme besoj që në një fazë shumë të hershme të qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza do të rikuperoj krejt ato çka është humbur në kuptimin e degradimit të raporteve bilaterale, por edhe multilaterale me partneret kryesor strategjikë të Kosovës duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në kohë të ngjashëm do të filloj edhe administrata e re e presidentit Trump që të jetë në detyrë, por edhe Komisioni i ri Evropian që tashmë formalisht ka marr detyrën por që në janar do të ketë një dinamizmi të punë së tyre edhe në një rikonfirmim të raporteve me ta duke filluar nga heqja e sanksioneve, të cilat fatkeqësisht ende i kemi dhe normalisht një fokus më të madh tekë pozicionimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare që në këto vitet e fundit për fatin tonë të keq ka qenë jashtëzakonisht i mangët”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së. /Ekonomiaonline

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë