
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka takuar strukturat e kësaj partie në mërgata, të cilët i falënderoi për punën e palodhur duke regjostruar mbi 1 mijë mërgimtarë nga Vushtrria për të votuar për këtë parti, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Tahiri ka thënë se mërgata është bazamenti i fitores së LDK-së më 9 shkurt.
Postimi i plotë i tij:
📢 Mërgata – Bazamenti i Fitores së #LDK! 🌍
👉 Mërgata jonë po dëshmon se është një shtyllë e fuqishme e përkrahjes për ndryshimin dhe progresin që përfaqëson LDK.
Sot pata kënaqësinë të fillojmë vitin duke takuar strukturat e mrekullueshme të LDK në mërgatë:
🇫🇮 Shkëlqimin dhe Arbenin në Finlandë,
🇧🇪 Sherifin dhe Hajzerin në Belgjikë,
🇨🇭 Muharremin në Zvicër,
🇩🇪 Ardianin dhe Valdrinin në Gjermani,
🇦🇹 Zymeri në Austri.
Falë punës së tyre të palodhur dhe angazhimit të jashtëzakonshëm, janë regjistruar mbi 1,000 mërgimtarë nga Vushtrria për të votuar LDK në zgjedhjet e ardhshme.
Faleminderit për përkushtimin tuaj dhe për dashurinë ndaj vendit. Fitorja është e sigurt kur jemi të bashkuar! 🤝🇽🇰 #ldk
#Lumir2025
#Xhafa 25










