Pas reshjeve të borës në komunën e Vushtrrisë, kryetari i komunës, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, kanë inspektuar gjendjen e rrugëve sot në terren, raporton Veriu.info.
Kryetari ka konfirmuar se të gjitha rrugët janë pastruar dhe janë të kalueshme për qytetarët. Pastrimi ka përfshirë të gjitha zonat e komunës, duke filluar nga fshati Zhilivodë deri në çdo pjesë të Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme
Pas reshjeve të borës, sot, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, kemi dalë në terren për të inspektuar gjendjen e rrugëve.
Të gjitha rrugët po pastrohen dhe janë të kalueshme për qytetarët. 🚜
Pastrimi ka përfshirë të gjitha zonat, duke filluar nga fshati Zhilivodë e çdo pjesë të Vushtrrisë.
Ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes! 🚗

















