
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm ku po udhëtonte për në Gjermani, derisa ka qenë në zonën kufitare të Serbisë ka pasur probleme me Policinë kufitare të Serbisë.
Veriu.info ka mësuar se Polici nga Podujeva është Abdullah Zeqiri i cili nuk ka qenë në detyrë zyrtare gjatë këtij incidenti.

Abdullah Zeqiri, më herët ka qenë pjesë e njësisë speciale operative, derisa tash është pjesë e njësisë e reagimit të shpejtë në Policinë kufitare në Veri.
Zeqiri në të kaluarën ka qenë poashtu edhe pjesëtar i UÇK-së.












