Sot në fshatin Milloshevë në një pikë kontrolli rutinor është ndaluar një minibus.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se menjëherë pas verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se minibusi transportonte 20 persona pa ndonjë dokument identifikimi të lëshuar nga Institucionet e Republikës se Kosovës, apo ndonjë shtet tjetër.
Sinjali mëson se pasagjeret e minibusit janë nga Iraku dhe Siria të cilët tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Obiliq.
Pasagjerët do të trajtohen nga njësitet relevante policore dhe autoritetet kompetente në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme që merret me personat që kërkojnë strehim azil në Kosovë.













