Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 100 mjekë lanë Kosovën në 2024-tën

06/01/2025 - 10:19
në Lajme
A A
Mbi 100 mjekë lanë Kosovën në 2024-tën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 100 mjekë sipas të dhënave zyrtare të Odës së Mjekëve kanë braktisur Kosovën brenda vitit 2024. Sipas Odës ky numër është shqetësues dhe do të ndikojë në shëndetësinë e Kosovës. Por, Qeveria ka folur për një trend tjetër, siç thotë, të rritjes së numrit të mjekëve që kthehen në Kosovë.Edhe pse me entuziazmin më të madh veshën mantelin e bardhë, rrethanat sollën një situatë pak më ndryshe, atë të braktisjes së vendit dhe profesionit më të shenjtë: të mjekut.

Demotivimi i mantelbardhëve po bënë që ata të largohen jashtë vendit, por edhe në spitale private, ka thënë nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovë, Naser Gjonbalaj. Sipas të dhënave të Odës brenda vitit 2024 rreth 110 mjekë kanë lënë Kosovën.“Nuk kanë ndryshuat sfidat me vitet e kaluara. Gjendja ka qenë e njejta. Është sistemi shëndetësor sfida ma e madhe. Nuk kemi një sistem të unifikuar shëndetësor…ikjet më të mëdhaja kanë qenë si pasojë demotivimit. Edhe këtë vit nuk është që kemi pasur një rënie në këtë aspekt. 110 mjekë kanë dalë jashtë Kosovës. Të paktën këto janë shifrat zyrtare. Përndryshe ka edhe të tjerë”, tha Gjonbalaj për rtv21.

Por ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës në fundvit ka folur për një trend tjetër atë të kthimit të mjekëve në Kosovë. Sipas tij numri i të kthyerve është më i madh sesa i atyre që po dalin jashtë.“Sa i përket ikjes së mjekëve, hera e parë është viti 2024 nga trendi që ka filluar shumë vite më herët, që më shumë mjekë shqiptarë po kthehen në Republikën e Kosovës, sesa që po dalin Deri në shtator janë rreth 82-83 mjekë që kanë dalë jashtë Kosovës, dhe janë mbi 156 shqiptarë që janë kthyer”, tha Vita.

Ish ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, ndërkohë thotë se viti 2024 ka qenë vit i keq për shëndetësinë në Kosovë, ku më i dëmtuar mbeti pacienti. Zemaj thotë se ambienti i krijuar në këtë sektor ka çuar vendin tek kjo shifër e lartë e ikjes së mjekëve.“Është paaftësia e qeverisë, keqmenaxhimi, mungesa e vazhdueshme e furnizimit me barna. Mbi të gjitha një ambient që ka sjellë ikjen e mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa skandalet kanë qenë të një pas njëshme. Është dëmtuar shumë pacienti…ka pasur renovime por edhe renovimet janë karakterizuar me afera korruptive. Me një fjalë është vit i keq në shëndetësi me shumë të meta”, tha Zemaj.

Përgjatë gjithë vitit, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka organizuar një numër protestash edhe përpara Kuvendit të Kosovës duke kërkuar rikthimin e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimet që Qeveria i ka bërë protestave.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë