Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baraliu: Presioni i ndërkombëtareve bëri që Lista Serbe të merr numrin zgjedhor

07/01/2025 - 10:59
në Lajme
A A
Baraliu: Presioni i ndërkombëtareve bëri që Lista Serbe të merr numrin zgjedhor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se presioni i ndërkombëtareve, i cili sipas tij ishte ndërhyrje në institucionet e pavarura të Kosovës, ndikoi që Lista Serbe u certifikua dhe mori numrin e saj gjatë hedhjes së shortit për të garuar në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se padyshim që procesi i tërheqjes së shortit për numrat në fletëvotime është i barabartë për të gjitha subjektet politike, dhe nuk duhet bërë dallime mes partive. Por, siç shpjegon ai veprimet e Listës Serbe janë destruktive.

“Nuk është përzgjedhje e njëjtë sikurse e subjekteve të tjera politike, u është caktuar shorti dhe është një veprim i cili është i njëjtë, si dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjitha subjektet politike sa i përket nxjerrjes së numrave. Sa i përket certifikimit të Listës Serbe si subjekt është një problem thjeshtë me veprimet e saj se Lista Serbe përgjatë viteve ka treguar dhe dëshmuar që bënë veprime më tepër, sipas perceptimit të opinionit publik, por dhe subjekteve politike, si dhe institucioneve të shtetit, pra veprime destruktive, të cilat disa herë- herës kalojnë caqe të një sjelljeje normale dhe kushtetuese, jo vetëm të qytetarëve, por edhe të një subjekti politik”, tha Baraliu.

Ai ka theksuar se nën presionin ndërkombëtar me nguti PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nxorën një verdikt të pa definuar, si dhe diskutabil.

“Në ndërkohë, jemi kështu si jemi të paorganizuar, pati presion në këtë rast, ai ishte edhe ndërkombëtarë dhe i zyrave diplomatike që nuk e kanë atë detyrë, nuk e kanë për detyrë ato të ndërhyjnë dhe të përzihen dhe të reagojnë pa një pa dy në punën e institucioneve të pavarura, pra kushtetuese siç është KQZ, por në ato ndikime dhe në këtë qefull të veprimeve, veprojnë shpejt dhe PZAP dhe Gjykata Supreme dhe e kemi një verdikt çfarë kemi të pa definuar, diskutabil do të thosha unë që thjeshtë me nguti dhe me një ndërhyrje politike, ndonëse kishte dhe procedura ankimore nga subjekti politik Vetëvendosja, por lista serbe u certifikua dhe ja sot e ka marrë numrin e saj me të cilin do të garoj në zgjedhje si të gjitha subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Baraliu për Ekonomia Online.

Ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kosovës, Baraliu, ka theksuar rëndësinë e procesit të tërheqjes së shortit për numrat në fletëvotime për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke e quajtur atë një obligim.

Baraliu ka theksuar se përveç aspekteve teknike, tërheqja e shortit ka edhe një rëndësi të madhe për partitë politike, pasi i jep atyre numrat që do t’i ndihmojnë në përgatitjen e materialeve informuese dhe marketingu.

“Kryerja e një obligimi te planit operacional që ka ndikim për të hapur rrugë në kryerjen e operacioneve tjera siç është përgatitja përmbajtjesore dhe dizajnore e fletëvotimeve shtypja e tyre dhe porosia e tyre dhe punët e tjera siç janë procesi i votimit të diasporës më 9 të këtij muaji dhe më 11 fillimi i fushatës. Nga ky këndvështrim është jo vetëm i rëndësisë teknike, por ka edhe rëndësi përmbajtjesore dhe efekte psikologjike te njerëzit për partitë politike numri të cilin sipas shortit iu ka ra subjekteve politike për të qenë subjekt në ditën e zgjedhjeve dhe për të votuar sa më shumë votues për to”.

Baraliu tha se procesi i hedhjes së shortit është i rëndësishëm pasi që në bazë të tyre, partitë politike bëjnë përgatitjet e fushatës së tyre.

“Është e rëndësishme sepse jepen numrat caktohet shorti dhe në bazë të atyre numra partitë politike përgatisin materialet e ndryshme marketingu, informative për t’i njoftuar votuesit e tyre por edhe KQZ ato veprime që duhet t’i ndërmarrë për operacione zgjedhorë”, ka theksuar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë