Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile

07/01/2025 - 13:27
në Lajme
A A
Tahiri: Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministrja e Integrimeve Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për ndëshkimet e Bashkimit Europian ndaj Kosovës, si edhe për sulmet serbe në Banjskë dhe në Ibër Lepencë.

Tahiri e cilësoi kryeministrin kosovar, një antiamerikan dhe frikacak. Sipas saj nëse në Kosovë do të ishin ish-luftëtarët e UÇK-së, Vuçiç nuk do të kryente sulme.

“Kurti ka ideologji antiamerikane që kur ishte aktivist i shoqërisë civile. Ka shprehur qëndrime antiamerikane. Për ne Amerika ishte shpëtimtar i popullit të Kosovës. Kurti vijon të jetë antiamerikan. Qyetarët e panë çdo të thotë të kesh një qeveri të tillë. Pa amerikanët na sulmoi Serbia dy herë; në Banjskë dhe Ibër Lepenc. Na ndëshkoi BE dhe nuk na i heq ndëshkimet. Sikur të ishim me amerikanët, nuk do të kishte mundur Serbia të bënte këto sulme dhe as BE sanksionet. Kush kupton peshën e aleancave me shtete e mëdha, shtete e vogla nuk mund të kenë sukses nëse nuk ek aleat një shtet të madh. U bëmë aleat me Amerikën dhe sollëm lirinë. Ja shikoni Palestinën, sa dekada nuk ka zgjidhur çështjen e vet se nuk e ka pasur drejtimin e politkës së jashtme strategji. Shteti duhet të mendojë politikën e jashtme, është oqean me shumë stuhi dhe do një kapiten që di të notojë në furtunat oqeanike. Kurti ka plot fjalë boshe, por në esencë është frikacak, se po të mos ishte frikacak nuk do të mundte Vuçiç aq lehtë të sulmonte Kosovën. Po të kishim në Kosvë ish- luftëtarët e UCK-së serbi nuk do të mundte ta bënte këtë”, tha Tahiri në A2 CNN.

E pyetur për qasjen e BE-së Tahiri theksoi se ndëshkimet ndaj Kurtit janë të merituara. Ajo tha se ai ka dështuar dhe nuk është koordinuar me SHBA dhe BE për komunat në veri.

“Në raport me ndëshkimet, Kurti kishte faj, andaj u ndëshkua. Në procesin zgjedhor në veri nuk u koordinua, dha premtime partnerëve euroamerikanë dhe nuk i mbajti dhe tuajësoi pakicën serbe në veri. Vuçiç i manipuloi dhe i tërhoqi nga institucionet e Kosovës. Unë 7 vjet në Bruksel kam bërë përpjekje maksimale që të integrojmë 4 komunat dhe të zhbëjmë strukturat paralele. Kurti e la veriun pa sovranitet dhe i dha Kosovës ndëshkim. Ndëshkimet janë të merituara me fajin e Kurtit të dështimeve dhe moskoordinimit me SHBA dhe BE”.

Tahiri u shpreh se “Serbia synon ta marrë veriun e Kosovës dhe çdo ditë destabilizon Bosnjë Hercegovinën se do ta marrë republikën serbe, po shtyn agjendën e Serbisë së madhe”.

Sipas ish-ministres kosovare, presidentit serb i ka ardhur koha të shkojë si Asadi në Siri.

“Vuçiç e ka mbytur me të gjitha mjetet demokracinë në Serbi, është kapur fuqishëm me Rusinë dhe ja ku është. Edhe në Shqipëri Rama është kapur fort me Sorosin. Të njëjtën kemi me Vuçiçin”, u shpreh Tahiri

Të njëjtën gjë shpreson edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Uroj që këto zgjedhje të sjellin ndryshime dhe një ndryshim esencial është që të kalojmë nga një qeveri antiamerikane në pro amerikane siç kemi qenë para dhe pas çlirimit. Fitorja e Kurtit lidhej me zhgënjimet që kishin përjetuar qytetarët nga qeveritë e kaluara, tani mendoj që qytetarët patën rast me pa këtë qeveri dhe parti politike, se këta më herët nuk kanë qenë në qeveri. Po pres votat reale që reflektojnë një vlerësim për politikat e dështuara dhe ato që kanë ecur mirë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë