Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicë, ku një 9-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 38-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari e shfrytëzoi rastin kur e mitura kishte shkuar në një market për të blerë diçka, ku edhe ndodhi rasti.
Burimet kanë bërë me dije se Prokuroria në Mitrovicë është vënë në dijeni për rastin rreth orëve të mesditës, pasi është denoncuar rasti nga nëna e vajzës.
Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e të miturës ka deklaruar se vajza e saj u sulmua seksualisht në një market ku kishte shkuar për të blerë diçka.
Por në dyqanin e fshatit, e mitura përjetoi një moment të trishtë, kur u përballë me burrin 38-vjeçar, i cili e sulmoi sekusalisht, duke e puthur me zor, derisa vajza filloi të bërtas.
Në ato momente, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk u shpëtoi prangave të Policisë. Si rezultat i raportimit të rastit, një njësi policore është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij, kanë nisur hetimet si i dyshuar për veprën penale “dhunim”.













