Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akta’kuza e dytë: Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

07/01/2025 - 14:45
në Kryesore, Lajme
A A
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë.

Deklarimi i tij është bërë me datën 6 janar 2025.

Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, dhe mban firmën e avokates së Thaçit, Nina Tavakoli.

Deklarimi vjen pas aktakuzës së dytë të ngritur, kësaj radhe për pengim të drejtësisë.

Thaçi nuk kishte pranuar të deklarohet në dy seancat që u mbajtën në Hagë.

Më tej, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë seancë.

“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi.”

“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.”

Thaçi nuk është deklaruar sot për aktakuzën.

“Unë nuk kom pasur mundësi për shkak të angazhimeve tjera të diskutoj në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj prandaj do të deklarohem brenda afati kushtetues dhe ligjor” – ka thënë ai.

Çka thuhet në aktakuzë?

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.

Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.

Po ashtu, në njoftim thuhet se është lëshuar fletëthirrje për paraqitje për Hajredin Kuçin, ish-ministër i Drejtësisë.

“ZPS-ja ngre akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë; arreston Bashkim SMAKAJN, Isni KILAJN dhe Fadil FAZLIUN në Kosovë; dhe lëshon fletëthirrje për paraqitje për Hajredin KUÇIN

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ai do të paraqitet para një Gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura kundër tij.” – thuhet në njoftim, transmeton Nacionale.

Hajredin Kuçi është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai ka thënë se kjo aktakuzë është momenti më i vështirë për të si profesor e si ish-ministër i Drejtësisë.

“E nderuara gjyqtare do të deklarohem tash. Jam plotësisht i pafajshëm, sot është prej momnete të errëta për mua si profesionist i drejtësisë, si profesor i drejtëssië mbi 30 vjet, si ish-kryetar i Komisonit Kushtetues të Kosovës, si zv/kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional, reputacionit tim. Drejtësinë do ta vazhdoj nga sot, por në funksion të saj, dhe atyre vlerave që jam identifikuar, më vjen keq për shqetësimin që kjo akuzë ua ka bërë familjes time, studentëve e kolegëve të mi, shokëve e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kuçi, raporton Nacionale.

Kuçi ka lavdëruar punën e tij me Hashim Thaçin, dhe është shprehur i bindur se nuk ka bërë asnjë vepër penale.

“U them atyre edhe sot, jam i njëjti që kam qenë edhe para datës 6 dhjetor. Nuk do ta zhgënjej askënd. Më lejoni të jem i qartë, nuk kam bërë asnjë vepër penale, jam i pafajshëm, dhe besoj se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi, Hashimin e kam mik, njihemi vite të gjata, dhe kemi punuar gjatë. Gjatë gjithë punës së bashku kemi punuar mbi parimin e drejtësisë. Kemi besuar në drejtësi”, tha ai më tutje.

Kuçi u shpreh se besimi në drejtësi dhe në Zot është i përhershëm.

“Si jurist kam përdorur sloganin “Sundimi i ligjit mbi ligj”, edhe sot besoj se kjo gjykatë po e bën këtë dhe do ta bëjë. Puna ime është ndërtuar për drejtësi, në besimin në drejtësi, e jo në mosbindje ndaj urdhrave të Gjykatës që thotë akuza. Edhe në kohën kur isha në ekipin mbrojtës, me ligj e protokoll të takohem me dëshmitarë, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë. Nuk kam dashur të fitohet perceptim për ndonjë keqkuptim. Drejtësia është mision për mua. Të gjithë në këtë sallë jemi në anën e drejtësisë. Besimin në Zot e drejtësi nuk e luhati as kur sfidohem personalisht”, tha Kuçi.

I pafajshëm është deklaruar edhe Fadil Fazliu.

JU REKOMANDOJMË

Polonia cak i sulmit, kryeministri: Raketa që goditi vendin tonë ishte ruse

Polonia cak i sulmit, kryeministri: Raketa që goditi vendin tonë ishte ruse
30/07/2026 - 13:33

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se objekti që ra në një fushë në lindje të Polonisë, në orët e para të së enjtes, me shumë gjasa ishte...

Më shumëDetails

Lama: Lumir Abdxhiku duhet të dorëhiqet, nuk e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të partisë dhe elektoratit!

Lama: Lumir Abdxhiku duhet të dorëhiqet, nuk e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të partisë dhe elektoratit!
30/07/2026 - 13:22

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë...

Më shumëDetails

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u …

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit: Nuk do të hapet pa u …
30/07/2026 - 13:19

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, e Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e SHBA-së...

Më shumëDetails

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore

Sulmi fizik ndaj Hysni Mehanit, reagon Albulena Haxhiu
30/07/2026 - 13:03

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të...

Më shumëDetails

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë
30/07/2026 - 12:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vziitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të...

Më shumëDetails

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York
30/07/2026 - 12:53

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të heqë dorë nga udhëtimi i planifikuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, pavarësisht thirrjeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë