nspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka marrë masa ndaj një majori të Policisë, pas dyshimeve se i njëjti është bërë pjesë e një tubimi zgjedhor.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali majori që u dërgua në procedurë disiplinore është: Isak Ejupi.
Ky i fundit, ka marrë pjesë në një tubim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aty ai dëgjohet duke thënë ‘mos vdeksha pa e pa LDK-në t’u qeverisë e vetme’.
IPK u bën thirrje publike të gjithë zyrtarëve policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.