Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emërimi i emisarit të ri për dialogun në shqyrtim, Brukseli nuk i zbulon emrat

08/01/2025 - 13:51
në Lajme
A A
Emërimi i emisarit të ri për dialogun në shqyrtim, Brukseli nuk i zbulon emrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryediplomates së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, do t’i duhet të caktojë pasuesin e Miroslav Lajçakut në pozitën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi meqë janari është muaji i fundit i sllovakut në këtë pozitë. Por, emri i ri i Kallas duhet të ketë pajtimin edhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këshilli Europian në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se po merret me këtë çështje.

Një zëdhënëse e Këshillit Europian ka konfirmuar se janë duke u marrë me këtë çështje në një përgjigje për Gazetën Express, por tha se s’mund të bëjë publik ndonjë emër.

“Mund të konfirmoj se çështja është aktualisht në shqyrtim në Këshill. Fatkeqësisht nuk mund të zbuloj se kush është duke u shqyrtuar për këtë pozicion”, tha shkurt ajo në përgjigje.

Diplomatë të shumtë u përfolën për emrin e ri me të cilin Kallas do të fillonte ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi që kur Lajçak kishte për ta përfunduar mandatin e tij në gusht të vitit të kaluar. Megjithatë, tash kur ai përfundon zyrtarisht mandatin e zgjatur deri në janar, u bënë publikë disa emra të rinj si kandidatura të mundshme në Bruksel.

Ndër më të përfolurit aktualisht janë diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

Por, për këtë të fundit, Finlanda në një përgjigje për Express dje tha se ajo s’ka paraqitur në BE kandidatë për këtë pozicion.

“Finlanda nuk ka paraqitur kandidatë për këtë pozicion – si shumë të rëndësishëm”, ka thënë Ministria e Jashtme finlandeze në përgjigje.

Ndërkaq, gazeta finlandeze “Ilta Sanomat” raportoi dje se Haavisto është në proces për të marrë një pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara e që lidhet me Lindjen e Mesme.

Siç shkruan gazeta “IS”, Finlanda i ka kërkuar Izraelit përkrahjen për emërimin e Haavisto në pozitën e koordinatorit special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme meqë shteti izraelit ka dalë kundër këtij propozimi.

Prej Finlandës po ashtu u përmend edhe Kai Sauer, i cili është aktualisht i angazhuar si ambasador i Finlandës në Gjermani.

Për këtë rol më herët është përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Ai vetë kishte shprehur interesimin e tij mbi postin e Lajçakut dhe se e kishte edhe mbështetjen e shtetit të tij, por të premten ai njoftoi se nuk do të garonte për këtë post.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë