Pasi Hashim Thaçit iu ngrit një aktakuzë e dytë nga Gjykata Speciale, në dhjetor të vitit të kaluar në një paraqitje para trupi gjykues ai tha se nuk është pjesë e asnjë gare politike.
Por përkundër kësaj imazhi i Thaçit vazhdon të përdoret nga kandidatë të ndryshëm për pak vota.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, i cili po e përdor imazhin e liderit të PDK-së për pak vota.
Ai ka shpërndarë një video të Thaçit para shumë vitesh në një ceremoni më Policinë e Kosovës duke e quajtur atë vizionar.
Por Neziri duket se po harron që në garën zgjedhore duhet të shpalos vizionin e tij e jo të personaliteteve që nuk janë pjesë e garës zgjedhore.
Postimin e tij mund ta shihni KËTU