Analisti Arben Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të bisedojë me veteranët, në lidhje me pakënaqësitë e tyre.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se “nuk ka qeveri që i mbijeton revoltës së veteranëve”.
Tutje ai kërkoi nga Kurti që të mos shkojë në zgjedhje, por të ulet e të takohet me veteranët.
“Nuk ka qeveri qe i mbijeton revoltes se veterenave qe i’a mundesuan lirine. Kryeminsiter, mos na qo ne zgjedhje. Ulu e takohu me veterenet, sindikatat dhe grupet e tjera te interesit. Arroganca nuk kalon”, shkroi Ahmeti.
Kujtojmë se sot është mbajtur protesta e OVL, ku janë pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.













