Kryetari i Obiliqit dhe kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi, ka zhvilluar takime me disa banorë të nëndegës II të kësaj partie.
Por në fotografitë e publikuara nga Gashi, shihet numër i vogël i pjesëmarrësve në takime, shkruan Veriu.info.
Postimi i Xhafer Gashi:
Takim me banorët e nëndegës ll
Sonte, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi, zhvilluam takime me qytetarët e Obiliqit. Nikoqirët ishin familjet e Afrim Hashani, Behar Hashani, Sejdi Hashani, Nexhat Hashani dhe Shaban Kurteshi.
Njëzëri morëm mbështetje për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës.
Falënderoj qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për #Ndryshimin.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë për kryetarin e Nëndegës II, z. Riad Hashani, dhe strukturat e nëndegës për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre takimeve.













