Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk mund të qëndroj nëse nuk më duan”, Vuçiq thirrje opozitës: Kryeni referendum për largimin tim nga presidenca

14/01/2025 - 18:38
në Lajme
A A
“Nuk mund të qëndroj nëse nuk më duan”, Vuçiq thirrje opozitës: Kryeni referendum për largimin tim nga presidenca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ftoi sot përfaqësuesit e opozitës që të kërkojnë mbajtjen e një referendumi këshillues për qëndrimin e tij në këtë post, me qëllim që të përcaktohet mbështetja që ka në mesin e qytetarëve.

Vuçiç, përmes një videoje të publikuar në Instagram, tha se Qendra Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) në Beograd kohët e fundit publikoi rezultatet e një sondazhi. sipas të cilit, në një referendum të tillë, 52 për qind e qytetarëve do të votonin kundër qëndrimit të tij në këtë funksion.

“Nëse këto pohime të CRTA-s janë të sakta, për mua është e pamundur të qëndroj në postin e presidentit të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që partitë opozitare të dorëzojnë vetëm 67 nënshkrime [të deputetëve] – dhe ata kanë më shumë se 80 – për të kërkuar mbajtjen e një referendumi këshillues për presidentin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Partia opozitare për Liri dhe Drejtësi shkroi në X se ky “grep i regjimit është një përpjekje për të organizuar një referendum pa përmbushur kushtet zgjedhore, për të sjellë përsëri votues të rremë dhe për të bërë fushatë të papenguar në të gjitha televizionet që janë nën kontrollin e regjimit”.

Sipas ligjit në Serbi, një referendum organizohet për të lejuar qytetarët të shprehin mendimin e tyre mbi një akt-propozim, për të konfirmuar një akt të miratuar ose për një çështje me rëndësi të përgjithshme. Ai mund të jetë detyrues ose këshillues.

Organizata joqeveritare CRTA publikoi më 11 janar rezultatet e një sondazhi të opinionit publik, sipas të cilit, nëse një referendum do të mbahej tani, 52 për qind e qytetarëve do të refuzonin, ndërsa 34 për qind do të shprehnin besim ndaj presidentit.

Njëkohësisht, sondazhi tregoi se shumica e qytetarëve në Serbi nuk mendojnë se një referendum këshillues, pra jodetyrues, për besimin ndaj presidentit të Serbisë do të ishte zgjidhja për daljen nga kriza politike – ide kjo që u propozua nga Vuçiç.

Vuçiç vlerësoi se Serbia është nën “presion të përbashkët dhe të koordinuar nga jashtë dhe brenda në nivel politik”.

Sipas tij, legjitimiteti është gjëja më e rëndësishme në politikë dhe sovraniteti buron nga vullneti i popullit.

“Unë do të respektoj çdo vendim që do të merret në referendumin këshillues dhe nëse vendimi është që më shumë se 50 për qind, qoftë edhe për një votë, dëshirojnë që të mos jem president i Serbisë, unë do të jap dorëheqje menjëherë”, deklaroi Vuçiç.

Ai tha se është “çështje diskutimi” nëse referendumi këshillues do të mbahej në mars, prill apo maj.

“Kjo është një mënyrë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore krizën e shkaktuar nga abuzimet e pamoralshme të tragjedisë, duke respektuar gjetjet objektive të sondazhit të opinionit publik. Kështu, Serbia hyn në ujëra të qeta”, shtoi presidenti.

Prej më shumë se dy muajsh, në Serbi po zhvillohen bllokime dhe protesta, ku qytetarët, studentët dhe opozita kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Mbi 60 fakultete në katër universitete shtetërore janë bllokuar.

Sondazhi i CRTA-s, ndër të tjera, tregoi se 61 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështesin bllokimet dhe protestat, ndërsa pjesa më e madhe e tyre (48 për qind) besojnë se përgjegjësinë politike për rrëzimin e strehës duhet ta mbajnë ministrat përkatës, e më pas presidenti i Serbisë (39 për qind).

Sondazhi i opinionit publik u organizua, sipas njoftimit të CRTA-s, mbi një kampion përfaqësues prej 1.030 të anketuarish në territorin e Serbisë, nga 20 deri më 28 dhjetor 2024.

Autoritetet në Serbi dënojnë protestat dhe bllokimet.

Streha prej betoni e ndërtesës së stacionit në Novi Sad u shemb vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit – pas një rikonstruksioni trevjeçar dhe pretendimeve të zyrtarëve se ishte bërë sipas standardeve më të larta evropiane.

Prokuroria e Lartë në Novi Sad ngriti më 30 dhjetor aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me rrëzimin e strehës.

Ndër të akuzuarit janë ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, dhe ndihmësja e tij Anita Dimoski, si dhe ish-drejtoresha e ndërmarrjes publike “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë,” Jellena Tanaskoviq.

Në paraburgim janë 10 të akuzuar, Vesiq është i lirë, ndërsa Tanaskoviq dhe Dimoski janë në arrest shtëpiak./ REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë