Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë Zejnullah Gashi, ka njoftuar se sot me fillim nga ora 10:00, do të ngritet aktakuzë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gashi tha një ditë më parë për Klankosova.tv se do të mbahet edhe një konferencë për media me gazetarët ku do të flitet për rastin në fjalë.
Aty do të marrë pjesë edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, shkroi ai.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës.
Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë.
Ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast, Kushtrim Kokalla, dyshohet se e kreu marrëveshjen vrasjen.