Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla e çoi Policinë në aksion pa urdhër të Prokurorisë, BE: Veprimet në mes të fushatës s’ndihmojnë

15/01/2025 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
Sveçla e çoi Policinë në aksion pa urdhër të Prokurorisë, BE: Veprimet në mes të fushatës s’ndihmojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot u shfaqën në një video, duke u krekosur për një operacion policor në disa komuna, për mbylljen e disa institucioneve serbe. Aksioni u konfirmua se u zhvillua me kërkesë të MAPL, por pa autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Prokuroria tha se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi, sipas saj, nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare dhe siç duket krejt ky aksion po del të jetë veç urdhër politik.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të transparencës dhe sqarimit të opinionit publik, njofton se lidhur me rastin e kryerjes së kontrolleve dhe bastisjeve në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele, prokurori i shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para prokurorit të shtetit për tu krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “ – thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Madje Prokuroria ka deklaruar se “me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi.”.

Që i bie se aksioni u bë pa i përfillur procedurat ligjore.

BE-ja dhe SHBA-ja e kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër.

Në një reagim, Bashkimi Evropian tha se veprimet e Kosovës përmbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia – në një kohë fushate zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia “ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet tjera – dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

Krekosja e Sveçlës dhe Krasniqit

Sveçla, tha se me këtë veprim “përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Në videon që shpërndau ai në rrjetet sociale, ku u pa edhe ministri Krasniqi, tha se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”

Kurti mban sonte sërish konferencë
06/10/2026 - 20:20

Kryeministri Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media me një ofertë për Bedri Hamzën, duke ia kërkuar votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për...

Më shumëDetails

Kurti i drejtohet gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën

Kurti i drejtohet gazetarëve: Mos i thirrni Konjufcën e Rushitin, por thirreni Bedri Hamzën
06/10/2026 - 20:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka propozuar emrat e Glauk Konjufcës e Feride Rushitin, ka bërë thirrje edhe për gazetarët që kanë përcjellë konferencën e tij. Ai...

Më shumëDetails

Haradinaj fton qytetarët në protestë nga ora 21:00, ndërsa deputetët ta votojnë ndryshim-ligjin për Specialen: Kanë mbetur 4 orë

Haradinaj fton qytetarët në protestë nga ora 21:00, ndërsa deputetët ta votojnë ndryshim-ligjin për Specialen: Kanë mbetur 4 orë
06/10/2026 - 20:13

Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka ftuar qytetarët në protestë nga ora 21:00. Ai ka thnëë se edhe 4 orë na ndajnë nga kjo mundësi për të votuar ndryshim-ligjin...

Më shumëDetails

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja
06/10/2026 - 20:04

Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar PDK-së dy emra për presidentë. Sipas tij, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti janë emrat që LVV-ja do të propozojë për president, shkruan...

Më shumëDetails

Kurti mban sonte sërish konferencë

Kurti mban sonte sërish konferencë
06/10/2026 - 19:36

Kryeministri Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në ora 19:45, në Zyrën e Kryeministrit. Kjo...

Më shumëDetails

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë
06/10/2026 - 19:24

Personi kontrovers i njohur për publikun e Kosovës, i cili jeton në Perëndim, si dhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale, Hamdi Shartari, ka vazhduar me deklarata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1024 Shpërndaje
    Shpërndaje 410 Tweet 256
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal: Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë