Kandidati për deputet nga LDK, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot Hirzon Center, kopshti për fëmijë dhe shkollën Horizon në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ai ka vlerësuar se shpirti ndërmarrës i të rinjve i jep frymë zhvillimit ekonomik.
Postimi i plotë:
Bashkë me Bashkimin vizituam Horizon Center, kopshti për fëmijë dhe shkollën Horizon në Vushtrri!
Mësuesja Mirjetë e mësesja Yllkë, po i udhëheqin me sukses këto institucione edukative e arsimore.
Shpirti ndërmarrës i të rinjve kosovar e vushtrrias i jep frymë zhvillimit ekonomik dhe edukimit! Shkolla e kopshte moderne, me kushte super të mira për fëmijët tanë!
LDK do të përkrah mësimin tërë ditor si bazë e ndryshimit cilësor në arsim.
Arsim i fortë, shtet i fortë, fëmijë me kushte edukimi evropian!
#ldk 124
#xhafa25
#bashkimi106
#lumiri1












