Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit

17/01/2025 - 10:55
në Lajme
A A
Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se derisa në dhjetor qytetarët e Kosovës nuk kanë pasë rrymë deri në 12 orë, rryma ishte shitur jashtë vendit.

Ajo këtë deklaratë tha se e bëri bazuar në të dhënat e Doganave të Kosovës.

“Në dhjetor, derisa qytetarët e bizneset qëndronin në të ftohtë e errësirë energjia elektrike eksportohej – shitej jashtë Kosove. Dhjetorin që e lamë pas, kur temperaturat ishin shumë të ulëta, fshatra e qytete të tëra, me orë e më ditë s’kanë pasur energji elektrike. A ju kujtohen arsyetimet e qeveritarëve se “rrjeti s’po mund të bartë ngarkesën sepse ka konsum të madh,” se “konsumi është rritur për shkak të zhvillimit ekonomik,” etj.? Në dhjetor nuk e dinim të vërtetën, por sot ajo dihet. Nuk kemi pasur energji elektrike nga 8 e 12 orë në ditë sepse Qeveria ka vendosur të shesë atë jashtë vendit, dhe këtë s’po e them unë, këtë e thonë të dhënat e Doganave të Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Derisa eksporti i energjisë elektrike për tërë vitin 2024, sipas OpenData të Doganës së Kosovës, është 150.5 milionë euro, vetëm në dhjetor eksporti (shitja jashtë Kosovës) është 135 milionë euro, shtoi Bajrami.

“Pra, ne kemi pasur reduktime në dhjetor sepse energjia elektrike është shitur në Shqipëri për 114.6 milionë euro, në Slloveni për 10.7 milionë euro dhe në Maqedoni për 2.3 milionë euro. Gjatë dhjetorit importi i energjisë ka qenë në shumë prej 38 milionë euro”.

“A po e shihni qytetarë dhe ju përfaqësues të bizneseve, se sa kujdeset kjo qeveri për ju; ju ka lënë pa energji për ta shitur atë. Tani, a e ka bërë sepse kështu ju leverdis tregtarëve të energjisë apo për të dalë me bilanc pak më pozitiv në fund të vitit, kjo mbetet të shihet”.

Bajrami iu drejtoi edhe qeveritarëve disa pyetje, duke thënë se ata duhet të përgjigjen.

“Si ka mundësi që në dhjetor, kur ka pasur mungesë të energjisë elektrike deri në 12 orë, të ketë pasur eksport të energjisë në shumë prej 135 milionë euro?

Me çfarë çmimi është shitur energjia elektrike dhe me çfarë çmimi kemi blerë energji elektrike?

Kush ka përfituar nga këto transaksione?

Nëse kemi shitur më shtrenjtë dhe blerë më lirë, ta dini që ai fitim është paguar nga konsumatorët dhe bizneset.

Ky rast duhet të hetohet nga organet e drejtësisë.

Kush ka përfituar?

Kush po punon për mafinë energjetike? Apo tani mafia energjetike është pjesë e institucioneve?!

Mos të harrojmë në dhjetor Qeveria i ka ndërprerë energjinë elektrike edhe KFOR-it për ta shitur atë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë