Kandidati për deputet nga LDK, Xhafer Tahiri, ka takuar themeluesit e kësaj partie né Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ai ka falënderuar ata për siç thotë mësimin si të ëndërrojmë për lirinë për shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Më 17 Janar 1990 këta njerëz të mirë e shumë të tjerë ju bashkuan Dr. Rugovës dhe themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës në Vushtrri.
Sonte ju them, FALEMINDERIT, sepse ju na mësuat si të ëndërrojmë për lirinë për shtetin e Kosovës.
Dje, sot e përherë: Liri, Pavarësi, Demokraci ✌️












