Kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e cila mbanë numrin 36 në këto zgjedhje, është nisur për në Uashington për të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se është privilegj të jetë e ftuar në këtë ceremoni.
“Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Është një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj i madh për mua të jem e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. 🇺🇸
Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por mbi të gjitha, një vlerësim të lartë për angazhimin e përhershëm dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë të përhershëm dhe partnerin më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë.
Zoti e bekoftë popullin amerikan! 🇺🇸 🇽🇰
#LDK 124 ☑️
#RrezartaKrasniqi 36 ☑️
#BehuNdryshimi