Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Shenoll Muharremi: Strategjia për Vetë-Qeverisje: Sa është e mundur dhe cilat janë parakushtet?

18/01/2025 - 20:24
në Opinione
A A
Shkruan Shenoll Muharremi: Strategjia për Vetë-Qeverisje: Sa është e mundur dhe cilat janë parakushtet?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Strategjia për Vetë-Qeverisje: Sa është e mundur dhe cilat janë parakushtet?

Duket sikur Albin Kurti dhe LVV po ndjekin një strategji shumë specifike për të arritur qëllimin e tyre: vazhdimin e vetëqeverisjes edhe për një mandat të ardhshëm. I duhet fitore me 46%. Për ta realizuar këtë objektiv, atyre u nevojiten disa parakushte të forta. Gjithashtu, nëse kjo nuk ndodh, fushata dhe plani sugjerojnë se LVV do të vendosë të kalojë në opozitë. Andaj, fushata është tepër agresive dhe polarizuese, pasi qëllimet janë ambicioze dhe të lidhura me shumë rreziqe.

Tri Parakushtet Kryesore për Arritjen e Vetëqeverisjes

1. Parakushti i parë është që LVV të ruajë nivelin e përkrahjes së vitit 2021. Për ta realizuar këtë plan, LVV duhet të sigurojë të paktën rreth 425 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Prandaj, synimi prej 500 mijë votash ka për qëllim të rrisë besimin te votuesit dhe të synojë ruajtjen e nivelit të zgjedhjeve të fundit.

2. Parakushti i dytë është kontrolli apo menaxhimi i rritjes së opozitës. Nuk ka dyshim se opozita do të rritet, duke pasur parasysh se në vitin 2021, në nivelin e saj më të ulët historik, LDK dhe PDK së bashku kishin pak më shumë se gjysmën e votave të LVV-së. Prandaj, rritja është e pritshme, por Albin Kurti dhe LVV synojnë ta kufizojnë këtë rritje në maksimum 20% për secilën nga dy partitë kryesore opozitare. Konkretisht, PDK dhe LDK së bashku nuk duhet të kalojnë 350 mijë vota, që do të ishte rreth 100 mijë më shumë se në vitin 2021. Kjo nënkupton që secila parti nuk duhet të kalojë 175 mijë vota.

3. Parakushti i tretë është pjesëmarrja. Në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të ketë një pjesëmarrje jo më të vogël se 925 mijë vota. Kjo nuk është e pamundur, por mbetet një sfidë e madhe. Pa këtë nivel pjesëmarrjeje, nuk realizohen as dy parakushtet e tjera dhe strategjia dështon tërësisht.

Sa janë gjasat që të realizohet strategjia e vetëqeverisjes?

Parakushti i pjesëmarrjes: 925 mijë vota
Ky nivel pjesëmarrjeje nuk është i paarritshëm. Të dhënat aktuale sugjerojnë se Kosova historikisht ka pasur një dalje mesatare prej rreth 44% në zgjedhje. Me një numër votuesish të regjistruar prej rreth 2.075 milionë, një dalje prej 45% do të rezultonte në rreth 930 mijë votues më 9 shkurt. Megjithatë, sfidat lindin kur merren parasysh faktorët si numri i banorëve sipas regjistrimit të vitit 2024 dhe shkalla e emigrimit në vitet e fundit. Këta faktorë e vështirësojnë arritjen e këtij pragu dhe mund ta ulin pjesëmarrjen në një nivel ndërmjet 780 mijë dhe 920 mijë votash. Trupi votues efektiv në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.150 milionë persona.

Parakushti i mirëmbajtjes së votës: 425 mijë vota
Ky është ndoshta parakushti më i vështirë për t’u arritur. Kur je në opozitë, ke më shumë mundësi për rritje, por kur je në pushtet dhe nuk ke shumë rezultate për të treguar, është e pritshme që të përballesh me tkurrje elektorale. Për më tepër, rekordi më i lartë historik i votave në Kosovë është 430 mijë, ndërsa edhe vetë Ibrahim Rugova kishte arritur maksimumin e tij me 360 mijë vota. Prandaj, është e vështirë të pritet që ky rezultat të ruhet. Ka rreth 6-7 faktorë të fortë që sugjerojnë uljen ose largimin e votuesve nga LVV krahasuar me vitin 2021. Për këtë arsye, LVV ka vendosur si synim 500 mijë vota – jo sepse e konsideron të arritshme, por për të rritur besimin te elektorati i saj dhe për t’u përpjekur të ruajë nivelin e vitit 2021.

Parakushti i kontrollit të rritjes së opozitës
Si mund të kontrollohet ky fenomen? Kjo mund të jetë e pamundur. Një parti mund të kontrollojë strategjinë e saj dhe potencialisht të ndikojë në rritjen e pjesëmarrjes, por menaxhimi i rritjes së opozitës është shumë më kompleks. Tashmë kuptohet pse Albin Kurti çdo ditë e sulmon opozitën me emër dhe mbiemër – synimi i tij është t’i paraqesë ata si “të këqinj”, “negativë” dhe “të vjetër” që nuk kanë ndryshuar. Përmes kësaj qasjeje, ai përpiqet të ndalojë rritjen mbi 20% të secilës nga dy partitë opozitare. Gjithashtu LVV po përdorë proaktivisht në fushatë zgjedhore partinë Guxo (me Rugovën) për të nënvlerësuar LDK-në dhe po krijon lidhje me UÇK-në për/kundër PDK-së.

Megjithatë, duhet marrë parasysh se këto parti janë në opozitë prej disa vitesh (LDK për 5 vite) dhe kanë ndërmarrë disa hapa për reforma dhe rifreskim të lidershipit. Kjo e bën shumë të vështirë realizimin e këtij parakushti. Historikisht, të dyja partitë kanë pasur një mesatare prej mbi 200 mijë votash, ndërsa LDK ka pasur një kulm prej 360 mijë votash, duke treguar se potenciali i saj është i lartë. Ndoshta ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm mund të ndihmojë Kurtin dhe LVV-në që këto dy parti të mos kalojnë së bashku 350 mijë vota, por kjo mbetet shumë e pasigurt dhe pak e mundshme. Gjasat janë që dy partitë opozitare të kalojnë 360 mijë vota së bashku, çka do ta pamundësonte realizimin e këtij parakushti.

p.s. Tabela me të gjitha parakushtetet për realizimin e skenarit e publikuar në komente

JU REKOMANDOJMË

Një provë e pjekurisë politike të Kosovës dhe një thirrje për përgjegjësi qytetare
Opinione

Një provë e pjekurisë politike të Kosovës dhe një thirrje për përgjegjësi qytetare

24/12/2025 - 10:32
Publikimi i votës përbën shkelje ligjore
Opinione

Publikimi i votës përbën shkelje ligjore

24/12/2025 - 10:00
Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti e Peci takohen me mjekë e zejtarë: Do të ndërtohet spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë