Në një analizë për situatën e kryeministrit Albin Kurti dhe sfidat e tij të mëdha për të ruajtur pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme më 9 shkurt, analisti politik Shenoll Muharremi, ka thënë se kreu i qeveriës është në një garë të ashpër kundër kohës, frymës së opinionit publik dhe rrethanave reale politike.
“Pragu i tij i suksesit kësaj radhe është tepër i lartë dhe kjo po e sfidon skajshmërisht atë ditët e fundit.” – tha mes tjerash Muharremi.
Ai vlerëson se për të ruajtur pushtetin, Kurtit i nevojiten të paktën 425 mijë vota, një shifër ambicioze duke marrë parasysh rrethanat aktuale. “Ai duhet të sigurojë rreth 425k vota në zgjedhjet e 9 shkurtit për të mbetur në pushtet.”
Muharremi përmendi dy sfida kryesore për Kurtin:
Ruajtja e elektoratit: “I duhet të elektrizojë masat aq shumë saqë të dalin mbi 925k persona në votime, diçka vështirë e mundshme duke marrë parasysh numrin e vogël të banorëve aktualisht dhe trendet e migrimit.”
Opozita: “I duhet të sigurohet se opozita nuk do të rritet shumë, që gjithashtu është një detyrë e pamundur të kontrollohet.”