Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli: Rikthimi i Trumpit nuk do të jetë aspak i këndshëm për shumë politikanë ballkanas

22/01/2025 - 09:31
në Lajme
A A
Pacolli: Asociacioni do të bëhet, Qeveria e di, është mirë që Kurti ta informojë Parlamentin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën është bërë inaugurimi i presidentit të 47-të të këtij të SHBA-ve, Donald Trump. Mesin e qindra të ftuarve në këtë inaugurim, kishte edhe politikanë nga Kosova, por në këtë ditë të shënuar, munguan udhëheqësit e vendit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

E para e vendit u justifikua se ka pasur ftesë për të marrë pjesë në inaugurim, por se e ka dërguar një ekip në këtë ngjarje, derisa Kurti e Konjufca nuk kishin ftesa për këtë ngjarje.

Ftesë për inaugurim ka marrë edhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

Për të rikthimi i Trumpit në krye të SHBA-së, nuk do të jetë aspak i këndshëm për shumë liderë ballkanik.

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një prononcim për FrontOnline, ka bërë kritika të ashpra për politikanët ballkanas dhe retorikën, siç ka thënë ai, pseudopatriotike që ata përdorin për të manipuluar qytetarët dhe për të mbajtur pushtetin.

Ai ka theksuar se rikthimi i Donald Trumpit mund të ndihmojë në ekspozimin e gënjeshtrave të politikanëve, duke i detyruar ata të dalin nga “zona e tyre e rehatshme” dhe sipas tij, këta politikanë janë të frikësuar nga humbja e pozicioneve të tyre dhe përdorin nacionalizmin si një mjet për të kontrolluar dhe përçarë shoqërinë.

‘’Në të vërtetë, rikthimi i Trumpit nuk do të jetë aspak i këndshëm për shumë politikanë ballkanas, të cilët prej vitesh kanë bërë politikë mbi retorikën e lodhur pseudopatriotike, duke e kthyer atë në një mjet manipulimi për të mbajtur pushtetin. Këta politikanë, të zhveshur nga çdo formë kreativiteti dhe vizioni, të frikësuar nga humbja e pozicioneve të tyre, fshihen pas tavolinave të luksit, të mbushur me hidhërim e urrejtje, të cilën mezi presin ta derdhin mbi qytetarët. Ata përdorin nacionalizmin si një narrativë të rrezikshme për të përçarë dhe kontrolluar shoqërinë, një lojë e vjetër që ka helmuar të gjithë Ballkanin. Por ardhja e Donald Trumpit mund t’i japë fund kësaj hipokrizie politike’’, thotë Pacolli për FrontOnline.

Pacolli shpreh zhgënjimin se qytetarët në Ballkan e kuptojnë këtë lojë të rrezikshme vetëm me vonesë, ndërsa politikanët vazhdojnë të shfrytëzojnë injorancën dhe emocionet e popullsisë për përfitime personale.

‘’Ai do t’i ekspozojë gënjeshtrat e tyre dhe do të detyrojë shumë liderë të dalin nga zona e tyre e rehatshme. Jam thellësisht i zhgënjyer që qytetarët në Ballkan e kuptojnë këtë lojë të ndyrë me vonesë, ndërsa politikanët vazhdojnë të shfrytëzojnë injorancën dhe emocionet e tyre për përfitime personale’’ potencon ai.

Ish-diplomati kosovar, shpreson se qytetarët do të vetëdijesohen dhe nuk do të bien më pre e premtimeve boshe në fushatë. Sipas tij, vetëm një shoqëri e zgjuar dhe e bashkuar mund t’i japë fund këtij cikli të manipulimit dhe të krijojë një të ardhme më të drejtë për të gjithë.

‘’Megjithatë, shpresa mbetet. Mbetet që qytetarët të vetëdijesohen sa më shpejt dhe të mos bien më pre e premtimeve boshe dhe fjalimeve boshe, bërtimave neper salla të pa para më parë të atyre që pretendojnë të jenë udhëheqësit e së ardhmes’’ shtoi ai

Në lidhje me raportet e Qeverisë Kurti me administratën e Trump, Pacolli ka theksuar nevojën për një udhëheqje që vepron në interes të qytetarëve, pa përdorur nacionalizmin për të arritur qëllime personale.

‘’ Vetëm një shoqëri e zgjuar dhe e bashkuar mund t’i japë fund këtij cikli të manipulimit dhe të ndërtojë një të ardhme më të drejtë dhe më të ndershme për të gjithë’’ deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë