Kreu i IDEAL-it, dhe kandidati për deputet gjeneral Nuredin Lushtaku që mban numrin 5 ka bërë homazhe në Prekaz në 27 vjetorin e sulmit të familjes Jashari, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Familja Jashari është simbol i sakrificës sublime për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Me guximin dhe qëndresën e tyre, ata u bënë burim frymëzimi për brezat që luftuan dhe vazhdojnë të punojnë për një Kosovë të lirë e sovrane”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
27 vite nga sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari.
Sot, me nderimet më të larta për familjen legjendare Jashari, kujtojmë rezistencën e pathyeshme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari me familje ndaj sulmit të dytë nga forcat paramilitare serbe në vitin 1998.
Familja Jashari është simbol i sakrificës sublime për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Me guximin dhe qëndresën e tyre, ata u bënë burim frymëzimi për brezat që luftuan dhe vazhdojnë të punojnë për një Kosovë të lirë e sovrane.
Kjo familje heroike mbetet një shembull i pavdekshëm i dashurisë për atdheun dhe sakrificës për idealet më të larta kombëtare.