Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video ku thotë se me administratën Trump Kosova do ta zë hapin për anëtarësim në NATO.
“Këtu u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat. Për këto katër vjet Kosova besoj do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi në NATO direkt dhe shpejt”, tha ai.