Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar aktivitet elektorale.
Ai dje ka mbajtur një tubim elektoral në fshatin Likoshan të Drenasit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se qytetarët janë bashkuar për një Kosovë më të mirë.
“Likoshani i historisë së lavdishme është bërë bashkë për të ardhmen më të mirë, për Kosovën që meriton më mirë, në krye me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Shala.