Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin

23/01/2025 - 16:11
në Kryesore, Lajme
A A
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta me këtë sëmundje ngjitëse, kanë bërë që të tejkalohet pragu epidemik, ka paralajmëruar të enjten Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Pragu epidemik është parametër që përcakton nëse një sëmundje ngjitëse mund të përhapet tek popullata. Ai përdoret për të vlerësuar rreziqet e mundshme të një epidemie dhe për të filluar me zbatimin e masave të duhura kontrolli.

Sipas institutit, në Kosovë pragu kalohet kur regjistrohen 5.000, apo më shumë raste me grip.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, instituti tha se nga 6 deri më 12 janar është raportuar një numër prej 7.826 rastesh të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin.

Ndërsa, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes, i moshës 79-vjeçare.

“Çdo sezon, institucionet shëndetësore kosovare regjistrojnë raste te vdekjeve dhe atë kryesisht te moshat mbi 65-vjeçare dhe rastet me sëmundje kronike përcjellëse, me trend të ngjashëm sikurse edhe në shtetet evropiane”, tha IKSHPK.

Çdo vit, kryesisht gjatë sezonit të dimrit, gripi sezonal prek rreth 1 miliard njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja vlerëson se ka rreth 3 deri në 5 milionë raste të rënda me grip sezonal në botë, dhe mes 290.000 dhe 650.000 vdekje në vit në botë.

Çfarë është gripi sezonal?

Gripi sezonal është sëmundje akute infektive, e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Simptomat e gripit zakonisht fillojnë rreth dy ditë pas infektimit dhe zgjasin zakonisht një javë. Simptomat përfshijnë: ethe papritmas, kollë (zakonisht e thatë), dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, dhimbje të fytit dhe rrjedhje e hundës.

Shumica e njerëzve e shërohen vetë nga gripi. Megjithatë, njerëzit me simptoma të rënda apo me sëmundje të tjera përcjellëse, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Vaksina është mënyra më e mirë për ta parandaluar gripin sezonal. Imuniteti nga vaksina venitet me kalimin e kohës, prandaj këshillohet vaksinim vjetor për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Instituti tha se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85.000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksinohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Ai i përsëriti thirrjet për qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre

Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
04/10/2026 - 23:56

Një numër qytetarësh po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës, duke protestuar. Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën...

Më shumëDetails

“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!

“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!
04/10/2026 - 22:48

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë, duke vlerësuar paraqitjen e dardanëve. Kurti ka thënë se Kosova luajti më mirë se Austria dhe...

Më shumëDetails

Protestuesit vazhdojë të qëndrojë në shesh, natën do e kalojnë në rrugë

Protestuesit vazhdojë të qëndrojë në shesh, natën do e kalojnë në rrugë
04/10/2026 - 22:41

Disa protestues po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin ‘’Ibrahim Rugova’’ duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale. Po ashtu ata po kërkojnë që deputetët nesër në Kuvendin e Kosovës...

Më shumëDetails

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini

Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
04/10/2026 - 22:38

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një reagim publik Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Reagimi vjen një...

Më shumëDetails

Protestuesit vendosin tendat para Kuvendit, planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes

Protestuesit vendosin tendat para Kuvendit, planifikojnë të qëndrojnë deri në mëngjes
04/10/2026 - 21:56

Protestuesit e mbledhur para Kuvendit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se aty do të qëndrojë gjatë gjithë natës sonte. Një nga organizatorët e kësaj proteste...

Më shumëDetails

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Haxhiu pjesë e protestës sot para Parlamentit Evropian: Zëri i shqiptarëve nga Brukseli – DREJTËSI DHE LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
04/10/2026 - 21:54

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka marrë pjesë në protestën për drejtësi dhe liri për çlirimtarët para parlamentit evropian në Bruksel,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    804 Shpërndaje
    Shpërndaje 322 Tweet 201
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë